Lloga liron nga detyra gjykatësin, Llazar Nanev, ja arsyet?

INA
INA

06/11/2023

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka shkarkuar nga detyra gjykatësin dhe kryetarin e Këshillit për koordinimin e teknologjisë informative dhe komunikuese (TIK) në organet gjyqësore, Llazar Nanev.

Ministri Lloga në një konferencë për media tha se ka iniciuar procedurë për hartimin e një rregulloreje të re për funksionimin e Këshillit të TIK-ut, në bazë të të cilit, siç ka paralajmëruar, do të formohet përbërja e re e këtij organi.

Ai sqaroi se pas marrjes dhe analizimit të materialeve për seancën e Këshillit Gjyqësor, ka konstatuar se këto materiale të dorëzuara përmbajnë pretendime të rënda për cenim të integritetit të gjykatësit dhe ekzistencën e një situate shqetësuese që vë në pikëpyetje sigurinë juridike të qytetarëve.

“Siç e kam deklaruar disa herë deri më tani, tani i qëndroj qëndrimit se Ministria e Drejtësisë dhe unë si ministër nuk do të lejojmë që personat për të cilët ka indikacione serioze të jenë anëtarë të trupave punues, këshillave dhe komisioneve që janë nën përbërjen apo kompetencën e kësaj Ministrie për dëmtim të integritetit”, theksoi Lloga.

Për shkak të mangësive të konstatuara në funksionimin e këtij organi, si dhe mangësive në aktet nënligjore që rregullojnë mënyrën e funksionimit të tij, Lloga tha se ka nisur procedurën për hartimin dhe miratimin e një Rregulloreje të re për mënyrën dhe përbërjen e TIK-ut. Nanev njëherit është edhe kryetar i Gjykatës Themelore të Kavadarit. (INA0

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-12-09-19-38-51-489_com.android.chrome-edit

Ky është personi i katërt që u arrestua sot për vrasjen e Liridona Ademajt

kercove

Digjet një shtëpi në Kërçovë, humb jetën një 79-vjeçar

lumir ldk gazetaret

LDK zgjedh Kryesinë e re, këta janë emrat e nënkryetarëve dhe anëtarëve

shkolla-nxenes-780x439-1

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë në Çashkë të Velesit, filloristët ndjekin mësimin në shqip

stoilkovski

Stoilkovski lë në pikëpyetje pjesëmarjen e VMRO në Qeverinë teknike

Xheladin-Murati-780x470-1-696x419

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

kkk

Spitali Klinik i Tetovës pranon donacion mbi 1 milion euro nga kompania Ecolog (VIDEO)

pazar-treg-shkup-1

Masat anti-krizë, masa populiste për vota në zgjedhje

xhelo

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

INFO

NA NDIQ