Lloga: Maqedonia e Veriut po rrëshqet nga rruga evropiane në “Srpski Svet”

Picture of ina-online
ina-online

18/09/2024

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka reaguar përmes një statusi në Facebook për situatën momentale në Gjykatën Kushtetuese ku u zhvillua debate mbi “Balanserin” dhe u soll miratimi që balanser dhe punësime në baza etnike të mos ketë deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Lloga shkruan se tashmë elita politike maqedonase po përdor këtë gjykatë që me vendime të majorizoi shqiptarët, pasi me procedura në kuvend nuk munden.

“Të gjitha nismat që lidhen me çështjet e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, përdorimin e gjuhës shqipe dhe çështje të tjera etnike në favor të komuniteteve jomaqedonase do të kenë të njëjtin fat si çështja e certifikatave të lindjes, respektivisht shfuqizimin e udhëzimit të ministrit të drejtësisë si dhe abrogimin e neneve përkatëse në ligj. Duhet theksuar se votimi i para një viti ishte i pastër etnik dhe majorizues; i tillë ishte edhe sot (6 vota maqedonase kundrejt 3 votave shqiptare dhe turke).
Dikur, elita politike maqedonase përdorte Kuvendin e Maqedonisë për të majorizuar shqiptarët. Tani, pasi e kanë të pamundur këtë në Kuvend, ata e kanë zhvendosur këtë praktikë në Gjykatën Kushtetuese.
Përderisa në Gjykatën Kushtetuese nuk ekziston votimi i dyfishtë për ligjet me Badinter, domethënë një mekanizëm mbrojtës për bashkësitë e tjera etnike, arroganca e elitës politike maqedonase do të rishfaqet, njësoj si në vitet 1991 apo 1997.”, shkruan Lloga.

Ai shton se më këto lëvizje anti-shqiptare, Maqedonia e Veriut po rrëshqet nga rruga europiane drejt asaj që quhet “Bota serbe”.

“Fatkeqësisht, Maqedonia e Veriut po rrëshqet në një rrugë që është provuar të jetë fatale për të. Sot, shteti ynë po ndan rrugët: ose do të ecë drejt Europës, ose drejt “Srpski Svet”; ose do të mbetet Maqedoni e Veriut dhe Europjane, ose oligarkia maqedonase do ta bëj një pjesë të saj “Južna Banovina”. (INA)

TË FUNDIT
1 orë
Spasovski: Mickoski të thotë nëse vazhdojmë drejt BE-së apo ka alternativë
2 orë
Gjykata Kushtetuese sot vendos për fatin e “Balancuesit”
2 orë
Sa të burgosur vuajnë dënim të përjetshëm në burgjet e Maqedonisë së Veriut?
2 orë
Mot me vranësira të ndryshueshme, paradite me shi të kohëpaskohshëm lokal
11 orë
Milloshoski: LSDM dhe BDI i dhanë instrument ligjor Bullgarisë që të na bllokojë në rrugën drejt BE-së

ME TE LEXUARA

15 orë
Rasti makabër në Sllatinë/Babai merret në pyetje si i dyshuar
1 ditë
Nënshkruhet granti evropian, rreth 50 shkolla do të pajisen me sisteme fotovoltaike diellore
1 orë
Spasovski: Mickoski të thotë nëse vazhdojmë drejt BE-së apo ka alternativë
22 orë
Murtezani: VLEN ka dhënë afat gjashtë mujor për ndryshimet kushtetuese, aktualisht jemi në muajin e katërt
18 orë
Dita e premte ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut
15 orë
Largimi i Thaçit nga Fronti Europian! BDI: Grupin parlamentar mbetet i plotë/Kasami: Nuk e duam në shumicë
1 ditë
Thaçi: 90% të votave janë të BDI-së, 10 % janë të PDSH-së, tjerët skanë vota tek Fronti Europian
21 orë
Në shkollën fillore të Moranës vazhdon bojkotimi i mësimit
18 orë
VLEN: BDI shkatërroi çdo mundësi përparimi për shqiptarët në Shkup

LEXO MË SHUMË

oliver spasovski

Spasovski: Mickoski të thotë nëse vazhdojmë drejt BE-së apo ka alternativë

kushtetuesja 2024

Gjykata Kushtetuese sot vendos për fatin e “Balancuesit”

paraburgim-1

Sa të burgosur vuajnë dënim të përjetshëm në burgjet e Maqedonisë së Veriut?

moti shiu

Mot me vranësira të ndryshueshme, paradite me shi të kohëpaskohshëm lokal

antonio milloshoski

Milloshoski: LSDM dhe BDI i dhanë instrument ligjor Bullgarisë që të na bllokojë në rrugën drejt BE-së

arben taravari muhedin brava

Taravari: Muhedin Brava, kryetar i degës së ASH-së në Çair

izet mexhiti

Gjashtë autobusë të rinj ekologjikë për Shkupin, njoftoi Mexhiti

oliver spasovski

Spasovski: Kredia nga Hungaria ka harxhime të padefinuara

salla sportit zajaz

Thellohet “misteri” rreth Sallës së Sportit në Zajaz / Kush e ndërtoi dhe ku është dokumentacioni i saj?

INFO

NA NDIQ