Lloga në Gjilan takon Alban Hysenin: Arbën Xhaferi na mban të bashku arta

INA
INA

24 Gusht, 2023

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka qenë sot i ftuar si ligjërues në Akademinë Verore “Arbën Xhaferi” në Gjilan, ku ka realizuar edhe takim me kreun e kësaj komune, Alban Hyseni.

“Jam shumë i gëzuar që jam në Gjilan sot. Arbën Xhaferi i bëri për së gjalli shqiptarët bashkë, kështu që edhe sot kur ai nuk është në mesin tonë, po na bën përsëri bashkë. Faleminderit për kontributin që jepni për Shkollën Verore – Arbën Xhaferi. Besoj që është nga ato figurat emblematike të kombit shqiptar, i cili ka lënë pas vetes shumë. Unë kam pas fatin të bashkëpunoj me të si kryetar i forumit rinor, por edhe si bashkëpartiak për vite të tëra”, thotë Lloga.

“Ishte një bashkëbisedim përmbajtësor me temat që lidhen edhe me përvojat nga e kaluara e ministrit në pushtetin lokal dhe për sfidat e ndryshimet që pritet të ndodhin në të mirën e shqiptarëve në Meqedoninë e Veriut, sikurse edhe për sfidat që paraqiten në Kosovë. Po bëhen tash e gjashtë muaj që ministri e drejton njërën prej ministrive më të ndjeshme në Republikën e Maqedonisë dhe unë i urova shumë suksese për pozitën e re dhe për punën që po e bën”, u shpreh Hyseni pas takimit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-29-23-19-52-459-edit_com.facebook.katana

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë kundër planeve luftarake të Serbisë

john kirby xhon kirbi

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Radojcic vilat pasuria

Publikohen pamje nga “kështjella” e Radojçiqit, shikoni pasurinë të Pablo Escobarit të Ballkanit! (VIDEO)

Albin Kurti

Kurti: Nuk përjashtohet ri-agresioni

Edi Rama

​Rama shpjegon kërkesën që KFOR të marrë kontrollin në veri: Reagimet i quan dhimbshme e qesharake

kurti vucic

Kurti: Vuçiq e Radojiçiq si Millosheviqi e Arkani, dëshirojnë ta kthejnë rajonin në vitet 90-ta

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: Lëvizja e tankeve serbe në Luginë provokuese, qytetarët në frikë

qumsht-qumesht

Nuk ka qumësht me aflatoksinë nëpër markete, reagon AUV në Maqedoninë e Veriut

Onkologija Onkologjia shkup

Miratohet përbërja e Komisionit Anketues në Kuvend për skandalin në onkologji

INFO

NA NDIQ