Lloga në Kongresin Botëror të Biznesit Turk: Mundësi për zhvillimin dhe avancimin e diasporës shqiptare

ina-online
ina-online

16 Shtator, 2023

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i ftuar në jubileun (10 vjeçar) të Kongresit Botëror të Biznesit Turk, që mbledh në një vend personalitete të biznesit, akademikë, artistë dhe sportistë, me origjinë turke dhe nga vendet mike të Turqisë, nga e mbarë bota, ku morën pjesë edhe krerët më të lartë shtetërorë si presidenti Taip Rexhep Erdogan, Ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, Ministri i Tregëtisë Prof.Dr.Omer Bolat, Kryetari i DTIK, Nail Olpak, si dhe ministra nga disapora dhe shtetet mike.

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka shkruar se ky Kongres afron biznesin me diasporën turke, rrit bashkëpunimin mes shteteve turkfolëse dhe diasporës së tyre që jashtë kufijve respektive paraqitet si një komunitet i vetëm.

“Përveç marëdhënieve të shkëlqyera ndërshtetërore, mbështetjes së vazhdueshme në projekte të ndryshme me rëndësi, Turqia shërben si shembull ku një vend krijon politika të avancuara, ku ne vetëm mund të përfitojmë nga përvojat në fjalë. Ky event ishte një shembull i mirë që duhet ndjekur edhe nga Maqedonia e Veriut, sepse ka një diasporë të shpërndarë në vende të ndryshme të botës dhe e koncentruar në tri kontinente.Duke patur parasysh se edhe populli shqiptar regjistron një numër të madh të mërgimtarëve në thuajse të gjitha vendet e botës, mes të cilëve spikaten shumë personalitete që kanë arritur majat e suksesit në sfera të ndryshme, një Kongres si ky do të hapte mundësi të reja zhvillimi dhe avancimi për diasporën shqiptare, unifikimin që duhet të përçohet në vendet respektive për zhvillimin ekonomik, social, kulturor, teknologjik dhe gjithçka tjetër që mund të vihet në funksion të përafrimit shpirtëror dhe ekonomik”, ka shkruar Lloga.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dimitar kovacevski

Lavdërohet kryeministri: Me një pagë mesatare prej 37.000 denarëve dhe një pagë minimale prej 21.000 denarëve, mund të mbulohet shporta e konsumit

arm-uniforma-600x360

Buxheti i mbrojtjes do të shkurtohet për modernizimin e ushtrisë, do të bëhen shkurtime në mobilje, udhëtime, ngrohje

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi thotë se masat e Qeverisë po japin efekt: Çdo shtëpi do të kursejë deri në 2.500 denarë

shkupi

BERZH: Maqedonia këtë vit do të ketë rritje ekonomike për 2%, vitin e ardhshëm për 3%

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi për Zërin e Amerikës: Partnerët tanë strategjikë vërejnë dhe mbështesin përparimin tonë drejt Bashkimit Evropian

2579CC16-59D8-405E-B69C-2C3375E03728

Çka paralajmëron Fatmir Limani?!

policia-714x420

Të shtëna me armë zjarri në Gjorçe Petrov, plagoset një person

abdulla mehmeti

Shërbimet sekrete serbe dhe ruse janë të infiltruara thellë edhe në Maqedoni

nato-mkd-zname

Sot në Shkup mbahet konferenca e shefave të Shtatmadhorive të armatave nga vendet anëtare të NATO-s

INFO

NA NDIQ