Lloga: Nëse Hoxha Ahmet Kalaja është i rrezikshëm, atëherë ne jemi edhe me të rrezikshëm!

Picture of designer@fetishimedia.ch

18/04/2023

Në strukturat e shteti e sidomos në ata të sigurisë, ende ka segmente albanofobe dhe islamofobe. Kështu konstatoi në Klan Debat ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili këtë çështje e preku teksa fliste për ndalesën e hoxhës Ahmed Kalaja në Qafë Thanë.

Ai premtoi zgjdihjen e këtij problemi, ndërsa si shembull për albanofobi përmendi edhe qëndrimet e VMRO-së kundër Bujar Osmanit, pasi ky i fundit kishte folur shqip në një takim zyrtar.

“Këto i shikoni edhe sot në deklaratat e një partie politike maqedonase ju ata vazhdojnë me fjalorin e tyre, që një ministri shqiptar duan t’ia ndalojnë të flasë në gjuhën shqipe dhe kjo as nuk do të lejohet nga ana e gjithë shqiptarëve”, tha mes tjerash Krenar Lloga.

“Në institucione ende ka struktura islamofobe dhe albanofobe. Ndalesa për Hoxhën Ahmed Kalaja është absurd. Edhe pse i takon MPB-së, jemi angazhuar që ta heqim ndalesën. Maqedonia vazhdon të vuajë nga sëmundjet e vjetra ku akoma elemente të cilët janë antishqiptare dhe antiislame, apo albanofobe dhe islamofobe janë pjesë e strukturave nshtet, e sidomos në atë të sigurisë. Unë shpreh keqardhje për atë që ka ndodhë, i kërkoj hoxhës falje në emrin tim dhe asaj që unë përfaqësoj. Kam marë po ditën e mbrëmshme, por sidomos sot në komunikimet e mia, sepse për disa ditë ne do ta kryejmë dhe nuk do të ketë më pengesë për hoxhën e nderuar që të vijë në Maqedoni dhe të mos jetë në stop listë, sepse është absurde që nji njeri që thirë për paqë, mirësi dhe dashuri, të mund të cilësohet si ekstrem ose diçka e tillë. Akoma edhe më keq, nëse ai është rrezik për Maqedoninë, atëherë ne jemi akoma më shumë rrezik, sepse edhe unë ashtu si edhe familja ime i dëgjojmë shpesh ligjeratat e hoxhës së nderuar Ahmed Kalaja, Enis Ramës, Ardian* Sejdiut, apo edhe Elvis Naçit. Kështu që nëse ato janë të rrezikshëm, ne jemi akoma më të rrezikshëm se ato, sepse ne i dëgjojmë ato çka thonë edhe ne jemi në rrugën e drejtë të cilën ato edhe e predikojnë”, ka thënë Lloga.

TË FUNDIT

Tërmet i fortë në Turqi

Së paku 66 viktima nga zj’arri në një hotel në Turqi, MPJ RMV: Nuk ka informacione për shtetas të Maqedonisë

Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Ahmeti nga Çashka: ky shtet është edhe i shqiptarëve, por jo i atyre që duan të jenë të nënshtruar

Kasami: Nuk jam takuar me Ali Ahmetin!

Përplasja e ashpër mes Qokut dhe Apasievit në Kuvend

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË