Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga paralajmëron se Aleanca për Shqiptarët (ASH) do të bllokojë ligjin për amnisti në Parlament me një milion amendamente nëse në të përfshihen autorët e parregullsive zgjedhore dhe të dënuarit për dhunën e ushtruar natën e 27 prillit.
Ai këtë e bëri të ditur për gazetën “Sloboden Pecat” (Shtypi i Lirë).
Në anën tjetër, LSDM dhe BDI janë të gatshme t’ua zvogëlojnë për 30 për qind dënimet të dënuarve për “krime zgjedhore dhe bashkim kriminal”, nëse marrin garanci nga VMRO-DPMNE se do të kalojnë ndryshimet kushtetuese.
Sipas informacioneve të gazetës, VMRO-DPMNE ka kërkuar që krimi i parregullsive zgjedhore të mbulohet me ligjin e ri për amnisti, por ministri i Drejtësisë e ka refuzuar.(INA)