Lloga për Ligjin për amnisti: Pres mbështetje dhe përveç albumit me fotografi nga vizita ime, do të blej edhe pasqyrë, për secilin deputet që të shikohet në pasqyrë para se të votojë për këtë ligj

ina-online
ina-online

28/09/2023

Ligji për amnisti e mori mbështetjen në procedurë qeveritare dhe për dhjetë ditë i njëjti ligj do të jetë para deputetëve në Kuvend. Unë vërtetoj se asnjë i zgjedhur apo i emëruar nga institucionet nuk do të përfshihet nga amnistia, gjithashtu as dhuna në familje dhe lëndë që lidhen me dhunën në familje nuk do të jenë pjesë e amnistisë. Pra po përsëritet ligji i vitit 2018, kur propozues ishin të gjitha partitë politike, përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në, LSDM-në, BDI-në, Aleancën dhe të gjitha partitë e tjera politike që janë pjesë e Kuvendit, tha ministri i Drejtësisë Krenar Lloga.

Pret mbështetjen e të gjithë deputetëve dhe partive politike, sepse, siç tha, kjo nuk është vetëm për agjendën e përditshme politike, por është si rrjedhojë e vizitës së tij në burgun e Idrizovës.

“E patë edhe ju vetë se shteti nuk është në nivelin, të cilin e kërkon ligji dhe standardet që janë pjesë e sistemit tonë. Pres mbështetje dhe përveç albumit me foto nga vizita ime, do të blej edhe një pasqyrë, që çdo deputet të shikojë veten para se të votojë këtë ligj. Unë mbaj përgjegjësi për kushtet për këto gjashtë muaj, të gjithë të tjerët duhet të mbajnë përgjegjësi që nga viti 1945, e veçanërisht nga viti 1991”, tha Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga.

Nëse shteti nuk ka mundësi të rehabilitojë personat me vepra më pak të rënda, atëherë, theksoi Lloga, ata do të duhet të kthehen në shtëpi si njerëz të dhunshëm ose si kriminelë.

“Nuk pres që do të bllokohet, sepse atëherë VMRO-DPMNE-ja dhe partitë e tjera do të duhet ta demantojnë vetveten që nga viti 2018. Ligji është i njëjtë, nuk janë shtuar, por janë përjashtuar veprat penale”, theksoi Lloga.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kercove

Digjet një shtëpi në Kërçovë, humb jetën një 79-vjeçar

shkolla-nxenes-780x439-1

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë në Çashkë të Velesit, filloristët ndjekin mësimin në shqip

stoilkovski

Stoilkovski lë në pikëpyetje pjesëmarjen e VMRO në Qeverinë teknike

Xheladin-Murati-780x470-1-696x419

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

kkk

Spitali Klinik i Tetovës pranon donacion mbi 1 milion euro nga kompania Ecolog (VIDEO)

pazar-treg-shkup-1

Masat anti-krizë, masa populiste për vota në zgjedhje

xhelo

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

vmro

VMRO: Me Talatin kryeministër, bëhet “BDI-zimi” i Maqedonisë

Krenar Lloga

Lloga: Presim që Palevski të ekstradohet sa më shpejtë! 

INFO

NA NDIQ