Lloga i kundërpërgjigjet VMRO-DPMNE-së: Ju keni mbrojtur Ramiz Merko

Picture of ina-online
ina-online

30/06/2023

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga sot në Kuvend ka replikuar me deputetë të VMRO-DPMNE.

Ministri Lloga i ka dhënë përgjigje deputetit të kësaj partie, Bojan Stojanovski, pasi që u pyet se “A beson Ministri i Drejtësisë se mund të ketë një trajtim të paanshëm ndaj rastit të Ramiz Merkos?”

“Më së paku 20 iniciativa lidhur me Ramiz Merkon janë parashtruar nga ana e Ziadin Selës, jo vetëm deri te Prokuroria Themelore Publike në Strugë, por edhe deri te Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe institucionet tjera.

Që nga 2013-2017, kur unë isha Sekretar i Komunës së Strugës, në qeverisje ishte VMRO DPMNE. Ku ishte atëherë partia që të vepronte!? Ju në atë periudhë e mbronit Merkon. Unë, madje dërgova edhe letër deri te Gordana Jankuloska.

Kur të marr një raport nga Këshilli Gjyqësor për mbikëqyrjen e bërë në gjykatën në Strugë, atëherë do të kërkoj takim me ta për të më informuar për atë se çfarë kanë konstatuar”, ka theksuar ministri Krenar Lloga.

Ai theksoi se ASH u bë pjesë e Qeverisë për të mbështetur fuqishëm procesin e anëtarësimit në BE, por siç tha “për përfshirjen e ASh në Qeveri, meritor është politika përjashtuese e VMRO-së. Ne i hapëm vendit rrugën drejt BE-së, kurse ju po me kauzën tonë dëshironi të bëheni pjesë e Qeverisë”.(INA)

TË FUNDIT
2 orë
Këto janë të përzgjedhurit për drejtorë nga ASH e Taravarit në Kumanovë
4 orë
Ali Ahmeti: Beteja për legjitimit dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion
4 orë
Kasami: VLEN po shkon drejt bashkimit të strukturave
4 orë
Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!
6 orë
Taravari: Ahmeti di të veprojë si opozitar i vërtetë

ME TE LEXUARA

4 orë
Kasami: VLEN po shkon drejt bashkimit të strukturave
1 ditë
Memedi: Janë ndërmarrë masat për rastin e foshnjes 4 muajshe, do ketë përgjegjësi
23 orë
Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi
4 orë
Ali Ahmeti: Beteja për legjitimit dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion
1 ditë
Fari Hiseni nga LD: BDI në foltore e paraqet veten si shqiponjë, ndërsa në negociata bëhet një kanarinë
13 orë
Mot me diell dhe temperatura deri në 42 gradë Celsius

LEXO MË SHUMË

arben taravari kumanove

Këto janë të përzgjedhurit për drejtorë nga ASH e Taravarit në Kumanovë

Ali Ahmeti fronti

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimit dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

IMG_4361

Kasami: VLEN po shkon drejt bashkimit të strukturave

IMG_4362

Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!

IMG_4360

Taravari: Ahmeti di të veprojë si opozitar i vërtetë

IMG_4359

Mexhiti për tubimin e BDI-së: Po bëjnë si “pula pa kokë”

IMG_4356

Mblidhet Trupi Koordinues Politik i VLEN, ja çfarë u vendos

ahmeti-kasami-696x336-1

Kasami i kundërpërgjigjet Ahmetit: VLEN ka legjitimitetin e plotë të përfaqësimit të shqiptarëve, merru me funksionarët e tu

IMG_4342

Alternativa-Likovë me tre poste në Qeveri

INFO

NA NDIQ