Lloga prezenton strategjinë për reforma në gjyqësor, parashihen ndryshime të mëdha

ina-online
ina-online

7 Korrik, 2023

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga prezenton strategjinë për reforma në gjyqësor, parashihen ndryshime të mëdha pas mbledhjes së djeshme të këshillit për zbatimin e Strategjisë së Reformës në Sektorin e Gjyqësorit, e cila për herë të parë u mbajt me prezencë fizike, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, anëtarëve të Këshillit u tha se është e nevojshme që disa aktivitete të përcaktuara të jenë pjesë e strategjisë së re zhvillimore.

Në seancën e djeshme të Këshillit për vëzhgimin e zbatimit të Strategjisë së Reformës në Sektorin e Gjyqësorit, e cila për herë të parë u mbajt me prezencë fizike, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, anëtarëve të Këshillit u tha se është e nevojshme që disa aktivitete të përcaktuara të jenë pjesë e strategjisë së re zhvillimore:

✅E drejta për lëshimin e licencave për ekspertët duhet të transferohet nga Ministria e Drejtësisë tek dhomat kompetente.

✅Provimi i jurisprudencës, si dhe provimet për noterët dhe përmbaruesit, duhet të jepen në Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë në vend se në Ministrinë e Drejtësisë.

✅Ministri i Drejtësisë, Lloga, me iniciativën e tij, kërkoi heqjen e të drejtës diskrecionale të ministrit për përzgjedhjen e noterëve dhe përmbaruesve. Kjo me qëllim për të garantuar transparencë në procedurat e emërimit të tyre.

✅Të parashikohet përgjegjësia penale e gjyqtarëve të jurisë, të dorëzojnë fletë anketimi për gjendjen e pasurisë së tyre.

✅Prani publike në të gjitha proceset para Gjykatave të Apelit dhe Gjykatës së Lartë.

✅Një pjesë e propozimeve që do të duhet të diskutohen në periudhën në vijim janë edhe heqja e Gjykatës së Lartë Administrative, e cila do të kërkojë një reformë të plotë të së drejtës administrative, si dhe ndryshime në Ligjin për Këshillin Gjyqësor, në mënyrën e zgjedhjes dhe shkarkimit të anëtarëve të këshillit.

✅Në seancë u hap një diskutim publik për të gjitha vërejtjet, komentet dhe propozimet nga të gjithë anëtarët e Këshillit lidhur me aktivitetet e Planit të Veprimit.

▪️VMRO-DPMNE, përkundër faktit se ishin ftuar të marrin pjesë në seancë, nuk erdhën në debatin publik. Atyre do t’u dorëzohet draft versioni i Strategjisë Zhvillimore, pas së cilës pritet të japin vërejtje dhe komente konkrete për çështje të caktuara.

✅Strategjia është e një rëndësie të jashtëzakonshme për sa i përket miratimit të Udhërrëfyesit për sundimin e ligjit dhe zbatimit të tij dhe pritet që kjo të rrisë besimin në gjyqësor.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-haracine

Vrasje e dyfishtë në Maqedoni, vëllai vret vëllanë dhe kunatën

wagner-vagner-kosovo

Ai është i pranishëm grupi mercenarë Wagner?

Kasami

Kasami: Sulmi në Veri të Kosovës, është sulm terrorist

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti: Dënoj sulmin vrastar ndaj policisë së Kosovës, destabilizon rajonin

Arben Taravari

Taravari: Dënoj me ashpërsi sulmin e kryer ndaj policisë së shtetit të Kosovës

monstra

Rasti “Monstra”, Raufi: Drejtësinë do ta kërkojmë në Strazburg

KAFE

Në cilin vend radhitet Maqedonia për nga konsumimi i kafesë

Kreshnik Bekteshi

Nuk e respektuan masën “Çmim i garantuar”, mbyllen marketet Vero në Taftalixhe dhe Viva Fresh në Butel

Carshia-e-Shkupit

Qyteti i Shkupit do të mbështesë zejtarët me nga 10 mijë denarë

INFO

NA NDIQ