Lloga: Sfida të ngjajshme në rrugëtimin tonë drejt BE-së (FOTO)

ina-online
ina-online

5 Shtator, 2023

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga realizoi takim me homologun e tij, Ministrin e Drejtësisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Davor Bunoza, me të cilin biseduan për sfidat e përbashkëta në fushën e drejtësisë dhe të ardhmen evropiane të dy vendeve tona.

Në takim u diskutua për reformat në drejtësi, sundimin e ligjit, rritjen e transparencës dhe rikthimin e besimit në gjyqësor, dhe arritën në konkludim se të dy vendet po përballen me probleme të natyrës së ngjashme.
Vëmendje të veçantë iu kushtua digjitalizimit të gjyqësorit, ku kolegu Bunoza na njoftoi lidhur me sistemin CMS me të cilin në mënyrë shumë të suksesshme punojnë gjykatat. Me këtë vërtetohet që tek ata digjitalizimi i gjyqësorit është më i zhvilluar se në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim poashtu u theksua se të dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe se do të vazhdojnë me bashkëpunim edhe në të ardhmen. Në fund u dakorduan se rruga e vetme për progres dhe arritjen e të gjitha qëllimeve për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

720632AE-5507-47CA-B690-47C76770F387

Besimi takoi ambasadoren amerikane: Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e anëtarësimit të plotë në BE

F6838740-86EE-42DE-9172-1B5332D977E2

Kroacia zbulon pesticid helmues në specat e importuar nga Maqedonia

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi: Paga minimale do të rritet për 10%

Arrestim_Pranga-780x468-1

Arrestohet 52 vjeçari nga Gostivari, akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij

LD Levizja Demokratike

Lëvizja Demokratike: Masat antikrizë të Qeverisë janë një teatër, fukarallëku veç po rritet

buka-market

Masat e Qeverisë/ Çmimi i bukës në markete bie në 30 denarë

Ministria-Arsimit

MASH, me mbështetjen e BE-së, krijon ditar të ri elektronik

policia-714x420

Bastisje në lagjen Aerodrom të Shkupit, arrestohet një person

stevo pendarovski

Pendarovski në OKB: Detyra më urgjente e Këshillit është të angazhohet në përfundimin e luftës në Ukrainë

INFO

NA NDIQ