Lloga takoi ministrin arab të drejtësisë, nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Picture of INA
INA

20/09/2023

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka realizuar takim zyrtar me kolegun e tij nga Arabia Saudite, Waleed Mohammed Al-Samaani dhe kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes dy vendeve.

Në takim u shkëmbyen përvoja rreth organizimit të sistemit të drejtësisë në RMV dhe Arabinë Saudite.

Ministri Lloga e informoi kolegun e tij për gjendjen e drejtësisë në vendin tonë, duke theksuar përpjekjet për reforma, si dhe kushtet e këqija të burgjeve në vend. Duke diskutuar për sfidat aktuale, ministri informoi edhe për ndryshimet kushtetuese, si dhe për rrugëtimin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut.

Ministri i Drejtësisë i Arabisë Saudite, Waleed Mohammed Al-Samaani, pasi falënderoi për mikpritjen, tregoi se nga Princi i Kurorës, SH.T. Muhamed bin Salman, morën përsipër përmirësimin dhe forcimin e marrëdhënieve me të gjitha vendet, duke theksuar gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje për proceset në drejtësi. U diskutua edhe për ndryshimet e fundit që ka kaluar gjyqësori në Arabinë Saudite, duke theksuar ngritjen e departamenteve të posaçme në çdo gjykatë për ndihmën juridike për qytetarët, ngritjen e nivelit të transparencës, kufizimin e proceseve në tre muaj për zgjidhjen e problemeve. Theks i veçantë gjatë takimit u vu në procesin e digjitalizimit dhe funksionimit elektronik në të gjithë sistemin e drejtësisë, i cili përveç efikasitetit të punës, rrit edhe transparencën, sepse palët do të kenë shikueshmëri në të gjitha hapat dhe fazat e proceseve gjyqësore.

Ministri i Drejtësisë i Arabisë Saudite e ftoi ministrin Krenar Loga për një vizitë zyrtare dhe ritheksoi se ai personalisht dhe ministria që ai drejton do të jenë të hapur për bashkëpunim dhe mbështetje në tejkalimin e të gjitha sfidave.

TË FUNDIT
1 min
Valdet Zekaj rrëfen detaje nga ngjaret e Lagjes së Trimave në Kumanovë
12 minuta
I punësuari në një bastore sportive në Tetovë e vodhi xhiron ditore, policia e arreston
12 minuta
Mbytet një person në Liqenin e Dojranit
15 minuta
Ministri Murtezani takohet me ambasadoren Ageler: Të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe integrimin e vendit në BE
17 minuta
FOTO/Durmishi-Grigorjan: Jemi të përkushtuar të thellojmë bashkëpunimin për rritjen ekonomike

ME TE LEXUARA

1 ditë
Rama: Sivjet është rritur numri i turistëve nga Kosova
3 orë
https://tv21.tv/vlen-i-pergjigjet-frontit-europian-shaqiri-koalicioni-europian-asnjehere-nuk-kane-qene-te-interesuar-per-ish-ushtaret-e-uck-se/
10 orë
Biden rezulton pozitiv me COVID-19, rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
2 orë
Heqja e Ligjit të Luftës me Greqinë, pr.deklarata e PDIU miratohet me 96 vota pro
1 ditë
18 zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut

LEXO MË SHUMË

valdet zekaj val

Valdet Zekaj rrëfen detaje nga ngjaret e Lagjes së Trimave në Kumanovë

baste bastore

I punësuari në një bastore sportive në Tetovë e vodhi xhiron ditore, policia e arreston

dojran

Mbytet një person në Liqenin e Dojranit

ageler murtezani

Ministri Murtezani takohet me ambasadoren Ageler: Të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe integrimin e vendit në BE

besar durmishi

FOTO/Durmishi-Grigorjan: Jemi të përkushtuar të thellojmë bashkëpunimin për rritjen ekonomike

IMG_4483

Dr. Ilir Shabani, drejtor i ri i Klinikës për Sëmundje Ortopedike në Shkup

IMG_3481

Heqja e Ligjit të Luftës me Greqinë, pr.deklarata e PDIU miratohet me 96 vota pro

vucic

“Më e lehtë me miqtë”- Vuçiç ndan foton me Ramën dhe Orban nga samiti në Britani

sgvf

Von der Leyen siguron votat në PE, zgjidhet Presidente e Komisionit Evropian

INFO

NA NDIQ