Ministri Lloga takon nxënësit e disa shkollave, për nderë 20 Nëntorit – Ditës Botërore të Fëmijëve

Picture of ina-online
ina-online

20/11/2023

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka njoftuar se sot me rastin e 20 Nëntorit – Ditës Botërore të Fëmijëve ka pritur në takim nxënës të disa shkollave të Shkupit.

Nxënës të SHFK “25 Maji” -Hasanbeg, SHFK “Goce Dellçev” – Qendër dhe fëmijët e të punësuarve në Ministri, e vizituan Ministrinë e Drejtësisë dhe u njohën me mënyrën e punës dhe funksionimin e këtij institucioni, shkruan Top24

“Me rastin e 20 Nëntorit – Ditës Botërore të Fëmijëve, nxënësit e SHFK “25 Maji” -Hasanbeg, SHFK “Goce Dellçev” – Qendër dhe fëmijët e të punësuarve në Ministri, e vizituan Ministrinë e Drejtësisë dhe u njohën me mënyrën e punës dhe funksionimin e këtij institucioni.
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga priti fëmijët në zyrën e tij, u dha dhurata dhe i dëgjoi dëshirat dhe nevojat e tyre. Ai u tha se nuk duhet të jenë pasivë por aktivë në shoqëri. Të debatojnë me njëri-tjetrin, të tregojnë kur nuk janë dakord, të kenë empati dhe të jenë solidarë.
Fëmijët interesoheshin për drejtësinë, për të drejtat dhe detyrimet e tyre, si dhe për shumë tema interesante që lidhen me sistemin juridik.
Për të siguruar mbrojtje më të mirë të fëmijëve, është i nevojshëm veprim i përbashkët i të gjitha institucioneve kompetente, si dhe ndërmarrja e detyrimeve dhe përgjegjësive që janë të parashikuara në Konventën për të Drejtat e Fëmijës.
Fëmija gjithmonë mund t’ua mësojë të rriturve tre gjëra: të jenë të lumtur pa arsye, të jenë gjithmonë të zënë me diçka dhe të dinë se si, me forcat e tyre, të kërkojnë atë që duan.
Fotografitë janë publikuar me pëlqimin e prindërve”, njoftoi ministria e drejtësisë.(INA)

TË FUNDIT
15 minuta
Status-quo për Ligjin për “Branitellat”, Mickoski: Ilire Dauti duhet ta vendos propozimin në rend të ditës
2 orë
Toska: Këto janë dy temat kapitale me të cilat ka manipuluar BDI për vite me radhë
3 orë
MPJ: Pala bullgare ka shmangur protokollin e dakorduar, fotografimi ishte i papërshtatshëm dhe joevropian
4 orë
Mickoski: Kampusi UNT do të bëhet, opozita dëshiron të krijojë huti se unë jam kundër universitetit shqip
4 orë
Takim i ministrit Murtezani me ambasadorin e sapoemëruar evropian Rokas

ME TE LEXUARA

7 orë
Dr. Merale Ferati, i bashkangjitet ekipit të Taravarit në shëndetësi
4 orë
Takim i ministrit Murtezani me ambasadorin e sapoemëruar evropian Rokas
1 ditë
Rijad Shaqiri dhe Haradinaj: Të fala atyre që mendojnë se do ti harrojmë ushtarët e UÇK-së
7 orë
MPB: Afati për ndryshimin e patentë shoferëve skadon në fund të vitit, qytetarët t’i ndryshojnë me kohë
4 orë
Mickoski: Kampusi UNT do të bëhet, opozita dëshiron të krijojë huti se unë jam kundër universitetit shqip

LEXO MË SHUMË

ilire dauti

Status-quo për Ligjin për “Branitellat”, Mickoski: Ilire Dauti duhet ta vendos propozimin në rend të ditës

dijana toska

Toska: Këto janë dy temat kapitale me të cilat ka manipuluar BDI për vite me radhë

gordana siljanovska rumen radev

MPJ: Pala bullgare ka shmangur protokollin e dakorduar, fotografimi ishte i papërshtatshëm dhe joevropian

mickoski

Mickoski: Kampusi UNT do të bëhet, opozita dëshiron të krijojë huti se unë jam kundër universitetit shqip

rokas murtezani

Takim i ministrit Murtezani me ambasadorin e sapoemëruar evropian Rokas

derivate nafta dizeli benzin

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Arben Taravari

Taravari: Këto parti shqiptare që tani janë në opozitë e kanë votuar 6 herë ligjin për “branitellat”

IMG_7719

Fushatë kundër marketeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut

ejup halimi ismet guri

Në Gjykatën e Apelit, seancë publike për rastin “Titanik 3”, ku të akuzuar janë ish funksionarë të BDI-së

INFO

NA NDIQ