‘Llogaritë’ e Atléticos për në Champions League do të jenë të mërkurën…

Edhe pse fitoi derbin kundër Realit, por skuadra e Simeones mund ta arrijë objektivin minimal vetëm nëse arrin sukses në “Martínez Valero”

Atlético Madrid ka arriti një fitore të rëndësishme në derbin kryeqytetas ndaj Real Madridit (1-0) falë golit të Carrasco me penallti para pushimit.

Fitorja e arritur në derbi e pozicionon Atléticon vetëm një fitore larg objektivit minimal të sezonit, për të përfunduar në top katërshen. Dhe ai mund ta bëjë këtë, të mërkurën në “Martínez Valero”. Nëse fiton ndaj Elches do të jetë në Champions League.

Llogaritë janë të qarta. Me nëntë pikë për të luajtur, Atlético është i katërti, me gjashtë pikë epërsi ndaj Betisit dhe tetë ndaj Real Sociedad, rivali i tyre në ndeshjen e fundit të ligës. Me fjalë të tjera, nëse skuadra e Simeones fiton dhe Betis dhe Real Sociedad jo, atëhere vendi i katërt do të jetë realitet për madrilèneët.

Duke parë lart, Atlético ka ende një shans për të qenë i dyti, nëse gabojnë katalanasit. Barcelona, e dyta, kryeson me pesë pikë ndaj Sevillas, që renditet e treta dhe që do të jetë rivalja e radhës që do të kalojë në “Metropolitano” fundjavën e ardhshme, është një pikë larg.