LLOGARITË/ Një pikë në Moldavi na çon zyrtarisht në Berlin, por Shqipëria mund të kualifikohet edhe me dy humbje

INA
INA

16/10/2023

Tani mund të themi se jemi me 99% të kualifikuar. Në garën katërshe për dy vende në Europian, Shqipëria “fshiu” Çekinë në një ndeshje të madhe. Në Grupin E, tani llogaritë janë më të thjeshta dhe Shqipëria matematikisht mund të shkojë në Europian me disa mënyra.

Mënyra më e thjeshtë e kualifikimit për Shqipërinë kalon nga Moldavia. Nëse Shqipëria fiton ose barazon me Moldavinë në ndeshjen e shtatë kualifikuese është e kualifikuar zyrtarisht. Shqipëria është matematikisht e para e grupit nëse fiton dy sfidat e mbetura të saj. Me dy fitoret do të shkonte në 19 pikë. Asnjë skuadër nuk mund të grumbullojë kaq shumë pikë sa kuqezinjtë.

Shqipëria kualifikohet edhe nëse humbet sfidën me Moldavinë dhe fiton sfidën e fundit me Ishujt Faroe, pasi llogaritja kërkon që ekipi të marrë vetëm dy pikë në dy takime.

Shqipëria mund të kualifikohet dhe duke marrë zero pikë në dy duelet e mbetura. Mjafton që në sfidën me Moldavinë të humbasë me një gol diferencë dhe sfidat Çeki-Moldavi, Poloni-Çeki të dalin barazim. Në ndeshjet direkte, Shqipëria do të dilte fituese.

TË GJITHA NDESHJET E MBETURA NË GRUPIN E:

MOLDAVI-SHQIPËRI

POLONI-ÇEKI

ÇEKI-MOLDAVI

SHQIPËRI-ISHUJT FAROE
(PANORAMASPORT.AL)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

aziz-salihu

Legjenda e boksit Aziz Salihu i lënë në harresë/ Askujt nuk i intereson a jam gjallë, për meritat që ja kam dhënë këtij shteti meritoj një kulm mbi kokë

Mesi topi arte

Zbulohen shanset e lojtarëve për të fituar Topin e Artë 2024, nuk prinë as Haaland dhe as Mbappe

lautaro martinez

Lautaro: Pija qetësues në çdo ndeshje deri në finalen e Champions League

Ronaldo

Ronaldo e festoi me gol dhe asist ndeshjen e tij të 1200-të në karrierë

Sylvinjo silvinjo

Sylvinho: Në “Euro 2024” të shfrytëzojmë mundësitë tona, duhet të provojmë shanset dhe të tentojmë

Sadio Mane

Sundimit të Manes i vjen fundi: Këta janë tre kandidatët për lojtarin më të mirë të vitit në Afrikë

joao-felix-600x360

Barcelona do të bëjë ofertë për Joao Felix

cana

Kosova me trajner vendor apo të huaj? Pyetet legjenda Agim Cana, babai i Lorik Canës

muamed-sejdini-2-750x500

Sejdini: FFM është duke punuar për të implementuar sistemin VAR

INFO

NA NDIQ