Llokumet më arra të mjeshtrit pogradecar që “ helmonin “ profesoret dhe Marinela e famshme

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

03/03/2023

Bardhyl Berberi

Në jetë njeriu ndodhet jo rrallë përballë të papriturash ,ngjarie të cuditëshme që zenë vend në kujtesën e tij rrinë për një kohë të gjatë të strukura aty dhe vjen një ditë që shërben një ngjarie tjetër që lidhet me atë dhe si një asociacion të vjen e freskët ngjaria.

Mu kujtua para pak ditësh Petrika Como fqinji im që banonte në një vilë dy katësh e buzë liqenit .Erdhën dy vetura nga Ohri dhe e kërkonin Petrikën pasi ju duheshin një sasi e kosiderueshme llokumesh me arra .Por djali I tij Gjergji mësues matematike në gjimnazin e qytetit me urtësi dhe I prekur ju tha maqedonasve se babi I tij pra pak kohësh ishte ndarë nga jeta.

Me Petrikën jo vetëm që ishim miq por mjeshtëria e rrallë e tij në prodhimin e llokumeve të famshme me arra por këto llokume i kishin provuar jo vetëm udhëheqia e lartë komuniste e asj kohe dhe fëmijët e tyre por dhe shumë personalitete të larta që kishin vizituar Pogradecin si Shtrausi apo këngëtaria e famshme greke Marinela që pasi kishte ikur nga Pogradeci pas koncertit me dy arka me llokume me arra në Greqi nga dora e mjeshtrit kishte kërkuar përsëri llokumen e famshme të Pogradecit.

Është një fakt që me një njeri të famshëm apo një mjeshtër sic ishte Petrika Como kur bisedon herë pas here dhe kur e ke fqinjë ambientohesh me atë dhe të shpëton ai fakt se ky mjeshtër ishte krejt I vecantë dhe llokumet e tija të famshme shkonin nëpër shtëpitë e funksionarve të diktarurës komuniste për fejesa dhe gëzime të ndryshme deri në Amerikë dhe vënde të tjera ku kishte emigrant shqiptarë .
Një ditë duke biseduar dhe duke i vjelë shumë sekrete të mjeshtërisë së tij që cuditërisht nuk ja dha askujt atë sekret e mori me vete në varr I them se do ta bëj një shkrim në gazetë.

Ai u prish në fytyrë dhe gradualish u zbardh si ato statujat greke dhe më thotë.

-Jo miku im, nuk dua shkrim në gazetë se me këto të shkreta llokume kam marrë shumë veta më qafë.

-Si ta kuptoj këtë ?, – I them unë I befasuar.

-Ja ta them unë , shumë djem dhe vajza pogradecarë që ishin cyryk në mësime dhe ngeleshin nëpër provime në vjeshtë vinin dhe blinin llokumet me arra që prodhoja unë. Dhe ja u conin pedagogëve dhe mernin provimin …Ato llokumet e mija dhe peshku Koran dhe ndonjë shishe rakie perlë kanë qënë armët që ‘luftonin “ këta studentët e dobët që nuk e meritonin të kalonin .Se athere në diktaturë nuk kishte zarfe me euro dhe dollar sic ndodh sot që kalojnë këta cyrykët …Unë në këto vite kam parë student që janë bërë mjekë,inxhinjerë ,mësuesë me arkat me llokume që prindrit e tyre dhe ata ja u conin pedagogëve .Por është për të cuditur që këta që kalonin me ryshfete dhe llokumet e mija I vreja me kujdes që u bënë të mëdhenj dhe me pozitë që në atë kohë …Madje disa drejtorë nëpër dogana dhe tatime madje njëri prej tyre që mbaroj kimi industrial e kisha shef në punë .Por, shton mjeshtri , ashtu sic e morën shkollën në mënyrë të pamerituar po ashtu I morën dhe karriket e larta dhe po ti shikoje me kujdes ashtu me dallavere ecën në jetë duke ruajtur karriken me ryshfete dhe dallavere jo në mënyrë të ndershme .Dhe e bukura është se edhe kur erdhi demokracia po këta zunë pozicione kryesore nëpër parti dhe qëndruan në këmbë duke bërë tarapanë . Ja pra pse nuk dua që të shkruash për mua se I kam bërë dëm shoqërisë me atë produkt që prodhoja me llokumet e ëmbla me arra “helmoja “ shoqërinë me ato dru të shtrembura që dilnin kuadro . Po kështu mbaj mend kur erdhi Shtrausi në Pogradec erdhën më morën me makinë në shtëpi dhe e gëdhiva duke I bërë dy arka me llokume me arra të cilat ja bënë dhuratë pushtetarët e asaj kohe …
Shumë ngjarie të kohës së dikaturës rrinë te strukura në kujtesë . Ishte koha e diktaturës kur Enveri shkroi librin “ Dy popuj miq “dhe mardhëniet me Greqinë kishin pësuar një fare zbutje në këtë kuadër vjen në Pogradec për të dhënë koncert këngëtarja e famshme greke Marinela .Ishin vitet `70 .Tek holli I turizmit ishte bërë gardh me sigurimsa të veshur me kostume gri .Rreth orës dhjetë paradite doli Marinela buzë liqenit e shoqëruar nga truprojat e saj .Më pas e morën dhe e cuan tek ndërmarrja e famshme ushqimore aty ku prodhohej rakia perlë dhe muskat dhe llokumet e famshme me arra .Madje i bënë dhuratë disa shishe rakie perlë dhe muskat dhe një arkë me llokumet e famshme me arra të Pogradecit të vendosura në disa kuti të lodhura kartoni që prodhoheshin në një fabrikë kartoni nga Shqipëria e mesme më duket se në Kavajë .Marinela përshëndeste njerzit gjithë dashmirësi por asnjëri nuk mund të afrohje pranë saj gjithcka në distancë … Kështu në orën 18 në sallën e shfaqeve në pallatin e kulturës ajo do të jepte koncert ..Kuptohet që nuk kishte bileta .Komiteti I Partisë I kishte ndarë ftesat sipas një programiu të caktuar nëpër njerzit e besuar të administratës .Me shpresa të shuara shkova në shtëpi për drekë ..Im atë punonte në një institucion në rreth dhe I kishin dhënë një ftesë ..I mërzitur I them pa shpresë se të vijë këngëtarja më e madhe greke në Pogradec dhe të mos kesh mundësi ta shikosh koncertit .Nuk më besohej që kisha në dorën ftesën për të parë koncertin e Marinelës .Sapo më lëshoj në dorë ftesën babai më tha shiko se na bën ndonjë të pabërë fillon dhe duartroket me furi , shijo koncertin dhe qëndro në heshtje ..Isha maturant dhe këto porosi më dukeshin gomarllëqe . Pasi I premtova babit se do të jem korrekt u futa në shfaqe .Njerëz tepër seriozë që I ngjanin një ceremonie mortore .Sapo Marinela u shfaq në skenë na u duk vetja sikur ishim në ëmdërr .E bukura Marinelë me një dekor kuq e zi si për të respektuar shqiptarët …Nisi koncerti plot me ngjyra andrenalinë .Një aktor i estrades së Pogradecit filloj të vëshkëllej pas këngës së tretë .Kostumet grit e sigurimit te shtetit që qëndronin në dy anët e sallë e kapën dhe e tërhoqën zvarrë …E bukura Marinelë e shikonte që dicka nuk shkonte pasi një pjesë e sallës ishte akull fare dhe herë pas here I binte mikrofonit me gisht për të kuptuar se a dilte zëri I saj .Një shoku im I klasës që dhe ai e kishte marrë një ftesë nga I jati që ishte drejtor në një ndërmarrie më bie me sup dhe më thotë shiko në mes të prozhektorve .Aty ishte një sigurims me një kokë të madhe si prej lope që vështronte sallën dhe mbante shënime në një bllok për ti future në rrethin e Zapatës ata që ishin entuziastë dhe duartrokisnin me vrull .. Dolëm një nga një nga salla sikur dolëm nga ndonjë ceremoni funebre .Marinela gjithë karafilat e shportës ja hodhi publikut .Përbri dëgjova një drejtoreshë të një ndrmarrje kryesore të qyteti e cila duke dalë tha : -Nu bëftë kurban grecka .Shkova në shtëpi por a mund të flije atë natë pas gjithë asaj doze qytetërimi që kishim thithur …Në kokë më bucisnin meloditë e këngëve të Marinelës që atë natë na bëri të jetojmë një botë prej ëndërre …Ky ishte prologu I një jete dhe një bote të vërtetë jashtë korrnizave të diktaturës komuniste.

TË FUNDIT
6 orë
Biblioteka Kombëtare e Kosovës vjen me Ekspozitë në kuadër të Verës Kulturore në Tetovë
1 ditë
​12 vjet nga vdekja e poetit Ali Podrimja
2 ditë
MASH shpalli konkurset për bursa për ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve jashtë vendit
2 ditë
Veterania e arsimit Shpresa Sinani, gruaja që punoi pandalë për emancipimin e grave
1 javë
Dy të tretat e nxënësve të ardhshëm të shkollave të mesme u regjistruan në shkollat ​​profesionale

ME TE LEXUARA

1 ditë
​12 vjet nga vdekja e poetit Ali Podrimja
6 orë
Biblioteka Kombëtare e Kosovës vjen me Ekspozitë në kuadër të Verës Kulturore në Tetovë

LEXO MË SHUMË

tetova vera tetovare

Biblioteka Kombëtare e Kosovës vjen me Ekspozitë në kuadër të Verës Kulturore në Tetovë

ali podrimja

​12 vjet nga vdekja e poetit Ali Podrimja

Ministria-Arsimit

MASH shpalli konkurset për bursa për ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve jashtë vendit

shpresa sinani

Veterania e arsimit Shpresa Sinani, gruaja që punoi pandalë për emancipimin e grave

hkolla_klasa_derrasa_e_zeze_sindikata greve

Dy të tretat e nxënësve të ardhshëm të shkollave të mesme u regjistruan në shkollat ​​profesionale

cerdhe

Planifikohet që çerdhet për fëmijë të jenë në kompetenca të MASH!

vesna-janevska-780x439

Janevska: MASH bën analiza se në cilat shkolla fillore dhe të mesme mund të organizon mësim me një ndrim

nuhi vinca

Ndërroi jetë profesori Nuhi Vinca

librat-780x439

Është ndërprerë Konkursi për botimin e teksteve për arsimin fillor nëntëvjeçar

INFO

NA NDIQ