Lobi euroatlantik shqiptar i interesuar për investime në Ulqin

0

Në Ulqin qëndroi për vizitë pune Kryetari i Lobit Euroatlantik Shqiptar Z. Shukri Ymeri.

Ai u prit nga Kryetari i Komunës Loro Nrekiq dhe nënkryetarja Hadixhe Gjoni. Lobi Euroatlantik Shqiptar u tha se është organizatë joqeveritare e cila ka për qëllim të bashkojë mbarë mërgatën shqiptare anekënd botës, mësohet nga Komuna e Ulqinit, transmeton Ulqini Online.

Lobi synon organizimin e aktiviteteve në fushën e ekonomisë, punës, biznesit, organizimin e seminareve dhe debateve publike. Kryetari i Ulqinit u ndal dhe foli për funksionimin e administratës lokale, për mundësinë dhe rëndësinë që ajo i kushton investimeve zhvillimore etj. Ai vëmëndje i kushtoi diasporës së këtyre trevave dhe ftesën që komuna i bën atyre për investime në vendlindje.

Z. Ymeri, duke u falenderuar për pritjen e ngrohtë dhe miqësore tha se tani që ka një pasqyrë më të qartë për përparësitë që i ofrohen investitorëve do ti ftoj më energjikisht diasporën por dhe investitorë gjerman që të investojë në Ulqin. Po ashtu palët u dakorduan që të përgatitet dhe të nënshkruhet një protokol bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Ulqinit dhe Lobit Euroatlantik Shqiptar.