Kryetari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Haxhi Dauti ka patur një takim në Uashington, sot me Alexander “Sasha” Kasanof Zëvendës Ndihmës Sekretari për Ballkanin Perëndimor, si dhe për Shtypin dhe Diplomacinë Publike në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe Gabriel Escobar ish-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, njofton faqja zyrtare e Albania American Council.
Lobisti i njohur Haxhi Dauti me lidhje të forta me dy zyrtarët e lart të departamentit të shtetit, tha se takimi i sotëm ishte në vazhdimësinë e takimeve të shpeshta me këta dy zyrtar të lart të Departamentit të Shtetit në Washigton.
“Një takim miqësore në Washington, takim produktiv dhe miqësor, ku natyrishtë, që u bisedua për shumë tema, përfshirë atë të transiscionin në Shtëpinë e Bardhë, që pritet të bëhet muajt e ardhëshëm, por si dhe heret e tjera tema kryesore ishte Kosova, dhe çështja shqiptare në rajon” ka shkruar lobisti strugan, Haxhi Dauti, themelues dhe kryetar i Këshillit Shqiptar Amerikan.
“Një drek pune me Alexander Kasanof dhe z. Gabriel Escobar, shkruan ai duke treguar se cila ka qenë tema kryesore e kësaj bisede.
Dauti, ka shkruar se çështja aktuale, ishte ri-zgjidhja e Presidentit Trump , dhe transiscioni “paqësor” në Shtëpinë e Bardhë, dhe si po percillet në Washington ardhja e kësaj administrate.
Por, ajo që u diskutua më së shumti shkruan ai ishte Kosova: “Çdo të ndodh me Kosovën? me administratën e re, shqetesimet e shfaqura të Departamentit të Shtetit për Luginën e Preshevës, aktualitetin në Maqedonin e Veriut, Shqipërin dhe Malin e Zi”
Ndërsa, në vazhdim ai thotë se ky Ishte një takim miqesor dhe i frytshë për ti njohur edhe një herë dy zyrtarët lart të Departamentit të Shtetit, (miqt e tij) edhe për rolin e Këshillit Shqiptaro Amerikan ( AAC) gjatë këtyre 33 viteve të lobimit të vazhdueshem në Washington dhe Nju Jork, gjithmonë për çështjen tonë kombëtare./Beqir Sina/