Juventus njoftoi në rrjetet sociale rinovimin e kontratës së lojtarit Manuel Locatelli deri në vitin 2028. Mesfushori italian është një nga lojtarët e rendësishëm të “Zonjës së Vjetër”.
“Manuel Locatelli nënshkruan një të ardhme bardhezi. Është zyrtare rinovimi me Juventusin deri në vitin 2028. Gjithmonë tifoz i Juventusit, Loca përmbushi ëndrrën e tij për të veshur fanelën tonë në vitin 2021, duke e shndërruar golin në një pikënisje të re, me mentalitetin e dikujt që nuk është i kënaqur.
✍️ 𝗟𝗢𝗖𝗔𝗧𝗘𝗟𝗟𝗜 2️⃣0️⃣2️⃣8️⃣
Avanti insieme, Manuel! 🤍🖤
🔗 https://t.co/EcMRopw2Wy pic.twitter.com/XAP2Q2fI7m
— JuventusFC (@juventusfc) November 9, 2023