‘Lodheni kot! Nuk e lëshoj trofeun’! Luizi zbulon nëse do jetë pjesë e BB VIP 3

INA
INA

14/12/2023

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë qenë të pranishëm në premierën e filmit të Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, “5 Herë Jo”, ku kanë dhënë edhe një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”.

Gazetari, duke menduar që këngëtari i njohur nuk do të tregonte gjë, ka vendosur që të pyes moderatoren nëse Luizi do jetë opinionist në edicionin e tretë të “Big Brother VIP”.Kiara do jetë Luizi opinionist në Big Brother VIP 3?”, pyeti gazetari dhe Kiara iu përgjigj: “Aq sa di ti di edhe unë. Nuk kemi bërë shumë muhabete në shtëpi”.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Tani nëse të gjithë të kanë pyetur ty për Big Brother, unë do pyes Kiarën, se ti nuk tregon gjë. Kiara, a do jetë Luizi opisionist te Big Brother?

Kiara: Aq sa di ti, di edhe unë.

Luizi: Me pak fjalë e di Luizi, prapë tek unë erdhe

Kiara: Nuk kemi bërë shumë muhabete pune në shtëpi

Luizi: A nuk e ke parë Big-un që kur isha me Kiarën thosha ‘jam në shtëpi, jam pushim’. Nuk flas për punë

Gazetari: A ke emocione që po fillon “Big Brother” dhe ti ke trofeun e “Big Brother VIP 2”?

Luizi: Nuk e lëshoj trofeun, kush ma merr mua?

Kiara: Një lloj emocioni është sepse po të mendosh para 1 viti që ishim duke u bërë gati për t’u futur në shtëpinë më të famshme, sigurisht që është emocion. Edhe një lloj nostalgjie. Kemi njohur njëri-tjetrin dhe n’a ka ndryshuar jeta komplet, brenda 1 viti.

Luizi: E di çfarë domethënë me lëshuar trofeun? Me lëshuar Kiarën, nuk e lëshoj. Kush do me e marrë, veç të thotë ‘Luiz a e pranon ftesën për në Big’, e flasim.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arber-hajdari

Arbër Hajdari: Meritoni ka plan ‘B’ për t’u ndarë me Ilnisën

gazi sara

Nominimi i fortë, ja kush është banori që largohet nga shtëpia e Big Brother VIP

kiara luizii

Luizi bën dhuratë një makinë Kiarës (video)

julian deda

‘Kur t’iu shoh duke u puthur’/ Juli zbulon çiftin e radhës që do krijohet në BBV3

labinot gashi labi

Labinot Gashi përfundon rrugëtimin në KTV, del me deklaratë

sara silvi

Tha se kanë patur lidhje/ Dalin fotot e Sarës me banorin e ri (FOTO)

ZHAKU

“Kam tradhtuar”, Zhaklin Lekatari tregon pse e bëri

sara silvi

“Mos na bëhet xheloz Bardhi” – Sara përqafohet me ishi-n e saj

shkurte-fejza-600x360 (1)

Burri i Shkurte Fejzës: Shpëtova pa pasoja të rënda, gruaja dhe fëmijët e mi kanë përjetuar skena të dhimbshme

INFO

NA NDIQ