Loja e pistë me nxënësit shqiptarë në Veles

ina-online
ina-online

13 Shtator, 2023

shkruan: Naser Pajaziti

Nxënësit e Velesit ende kanë ngelur prapa grilave të gjimnazit të Velesit, sepse nuk po i’u lejohet që të ndjekin mësimin në gjuhën e tyre të nënës, ashtu siç e garanton edhe Kushtetuta.

Javën e kaluar u tha se u arrit marrëveshja duke ulur nivelin e pikëve të pranimit nga 60 në 50, ashtu që të gjithë 16 nxënësit e mbetur jashtë të fillojnë mësimin. Ky ishte kriteri, sepse me pikët e njejta ishin pranuar dhjetëra nxënës në paralelet maqedone.

Pra pse të mos respektohen kriteret në mënyrë të barabartë, kur vlejnë për nxënësit maqedonas, pse të mos vlejnë për ata shqiptarë?!

Dhe, drejtori i gjimnazi kur është zënë ngushtë në këtë situatë ka pranuar marrëveshjen që ti hap dyert për nxënësit e mbetur shqiptarë.

Por ai të nesërmen ka zbatuar planin tjetër të obstruksioneve, duke shkuar në pushim mjekësor vetëm për të mos nënshkruar dhe shpallur vendimin zyrtar.

Kjo është një lojë e pistë dhe shkelje ligjore, që Ministria e Arsimit menjëherë t’ia marr kompetencat dhe të veproj në mbrojtje të së drejtës së shkollimit të fëmijëve.

Për këtë problem pse po heshtin presidenti Stevo Pendarovski që po përgatitet pë garën për mandat të dytë, kryeministri Dimitar Kovaçevski, kreu i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski, bashkëpartiakët e tij në nivel lokal që po e bëjnë gjithë këtë lojë pisllëku që ndikon dhe reflekton në raportet ndëretnike dhe kur kemi të bëjmë me diskriminim brutal me doza albanofobe që hapur po ndjellen edhe në rrjetet sociale nga individë dhe militantë partiakë të kësaj partie.

Pse kjo frymë dhe skenar për të përfitu në korriz të këtyre fëmijëve që duan të shkollohen në qytetin e tyre.

A nuk u ngopën me ato protestat e së kaluarës, kur pikërisht figura të sotme politike duke protestuar kundër shkollave shqipe ndërtuan dhe afirmuan karrierat e tyre.

Pse ky debat po zhvillohet vetëm në taborin shqiptar, dhe pse po heshtin mediat maqedone. Ky problem është më shumë se arsimor, sepse politika i ka futur kthetrat për të nxitur tensione të njohura për të përfituar poenë politikë.

Po ashtu nuk duhet heshtur ambasadorët europerëndimor, sidomos ai i BE-së, Dejvid Gir, në këtë kohë të dinamizimit të procesit eurointegrues.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

albin kurti

Albin Kurti: Ky ishte qëllimi i Vuçiqit më 24 shtator

chollet

Chollet telefonon Kurtin dhe Vuçiqin. Ja mesazhi i tij

armatimi veri

Lajmi i fundit/Në veri të vendit arrestohen edhe dy persona dhe konfiskohet arsenal armësh

krenar lloga

Lloga: Ligji për amnisti do të dorëzohet në Kuvend, s’ka amnisti për veprat e rënda penale

merko

Merko tanimë 3 muaj në “Listën e Zezë”, asnjë rast nuk ka marrë epilog

Piro Ahmetaj

Vëllezër qëndroni vigjilent, paqja kërkon ende sakrifica!

Artur Zheji

Kush thotë se Rama dhe Kurti janë të pa sinkronizuar?

Blerim-Latifi

Pse u lanë të ikin?

market-kovacevski-bekteshi

Ulje të çmimeve për pijet, perimet dhe pemët në Maqedoni, Kovaçevski jep detaje

INFO

NA NDIQ