Lojërat online dhe sfida “Spiderman” në shkollat e Kosovës, cili është ndikimi social dhe psikologjik?

Picture of INA
INA

16/12/2024

Rrjeti social “Tik-Tok” sikurse në gjithë botën, pashmangshëm varësi ka sjellur dhe në Kosovë.

Sfidat si “Balena Blu”, “Gërvishja për vëmendje” dhe shumë të tjera kanë bërë që fëmijët shpreshherë të tentojnë ta lëndojnë veten.

Por pavarësisht thirrjes për bojkot të këtij rrjeti social, dhe ngritjes së alarmit për kontrollin prindëror ndaj fëmijëve që përdorin atë, përmasat e përhapjes së rrjetit në fjalë veç po rriten. A keni dëgjuar për sifdën e re “Spiderman”?

Spiderman është një sfidë e re në Tik-tok, e cila zhvillohet mes tre e më shumë personave.

Me pak fjalë kjo sfidë zhvillohet kështu: dy persona kapin duart me njëri-tjetrin, presin t’u hidhet një i tretë, dhe ta gjuajnë në ajër.

Në lidhje me këtë çështje për portalin rtv21.tv është deklaruar psikologia e fëmijëve, Mirjeta Pestisha.

Sipas saj pasojat nga sfida “Spiderman” janë të rrezikshme, në të cilin mund të ketë dëmtime serioze dhe fatale.

Por sfiduese po del të jetë edhe pranimi i fëmijëve në shoqëri apo të jetë IN nga presioni social.

“Ne si shoqëri jemi duke u rritur nën një presion social, e kjo po ndikon në menyrë të dukshme tek adoleshentët, për tu pranuar nga të tjerët për të qenë IN në shoqëri po përballen me shumë gjëra të rrezikshme ku po dëmtojnë vetën e tyre fizikisht por edhe nga ana psikologjike”, tha Pestisha.

Cilat janë të metat psikologjike të cilat pasohen nga sfidat dhe lojërat online tek fëmijët?

“Këto sfida si ajo e “Spiderman” që po e shohim ditëve të fundit përfshijnë akte të rrezishme që mund të shkaktojnë dëmtime serioze por edhe fatale nga anafizike. Mirëpo edhe ana psikologjike po dëmtohet nese kjo sfidë dështon apo nuk realizohet si duhet dhe marrin komente negative nga shoqëria ata mund të ndihen të pavlerësuar dhe të turpëruar. Imitimi i sjelljeve të papërgjegjshme mund të dërgojë në sjellje të papershtatshme që mund të dënojnë adoleshentin apo të penalizojnë në shkollë”, tha psikologia e fëmijëve për portalin rtv21.tv

Krejt në fund Pestisha apelon prindërit të monitorojnë përdorimin e rrjeteve sociale të fëmijëve dhe të edukimin e tyre për fuqinë dhe pasojat e zgjedhjeve të tyre online.

Sociologu Labinot Kunushevci në lidhje me sfidat dhe lojërat e fundit që janë duke ndodhur në shkollat e Kosovës thotë se faza më kritike e adoleshentëve është kurreshtja, sensacioni dhe viraliteti, gjithashtu sipas tij ata sfidojnë dhe rrezikojnë veten në përvoja dhe eksplorime të ndryshme, pa qenë të vetëdijshëm për pasojat që mund të marrin.

“Lojërat kanë efekte psiko-sociale tek fëmijët të cilët ende nuk kanë arritur një shkallë të mjaftueshme të vetëdijes shoqërore. Pra, duke qenë se adoleshentët, në fazën më kritike ku kurreshtja, sensacioni dhe viraliteti i provokojnë emocionet dhe hormonet e tyre, ata sfidojnë dhe rrezikojnë veten në përvoja dhe eksplorime të ndryshme, pa qenë të vetëdijshëm për pasojat e tyre”, tha Kunushevci për portalin rtv21.tv

Shkollat për parandalimin e fenomeneve të fundit të fëmijëve nga rrjetet sociale, sipas sociologut janë të paafta.

“Gjithsesi indiferenca e prindërve që shprehet përmes lirisë së papërgjegjshme dhe të pakontrolluar krijon terrene të rrezikshme sepse u japin fëmijëve mundësi të pakufishme eksplorimi në rrjete sociale. Pra, është një mungesë e një dicipline rigoroze që do të duhej të vendosej si standard në përmbajtjet e konsumuara të fëmijëve. Shkollat vazhdojnë të dështojnë në ofrimin e edukimit kulturor. Pra, janë të paafta t’i parandalojnë fenomenet e tilla sepse nuk kanë vullnet, strategji as resurse të mjaftueshme humane e sociale, deri tek ato diciplinore. /21Media

TË FUNDIT

Anija spiune ruse hyn në ujërat britanike, Mbretëria e Bashkuar paralajmëron Putin

BDI thirrje VLEN-it: Distancohuni nga deklaratat fyese që deputeti juaj i bëri ndaj Ali Ahmetit

Sadiku i ashpër: Nuk e di a ka ndërmarrje më të keqe dhe më të papërgjegjshme se “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” në Qytetin e Shkupit !!

Mickoski në SHBA takoi familjen Rusi, familja e njohur shqiptare nga Dibra: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm

Trump i vendos Putinit një ultimatum prej 100 ditësh!

Shkupi sërish në mesin e qyteteve më të ndotura në botë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË