Lojrat e fatit, 500 metra larg shkollave – nisin reagimet

Iliria News Agency
Iliria News Agency

08/02/2023

Qeveria e RMV-së në seancën e fundit, ka vërtetuar Propozimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojra të fatit dhe për lojrat argëtuese, propozuar nga Ministria e Financave.

Me qëllim të mbrojtjes së të rinjve, me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lojra të fatit, propozohet që hapësirat afariste respektivisht vendpagesat e lojrave të fatit të jenë në largësi jo më pak se 500 metra nga shkollat fillore dhe të mesme – thonë nga Qeveria, duke shtuar se me ligjin ekzistues nuk është vërtetuar largësia nga shkollat fillore dhe të mesme të hapësirave afariste ku organizohen lojrat e fatit, respektivisht nuk vërtetohet kriteri i këtillë – thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Lëvizja Antibixhoz e ka përshëndetur këtë vendim të Qeverisë, duke e quajtur hap të parë drejt realizimit të kërkesave të parashtruara nga kjo Lëvizje. Por, duket se synimet janë më të mëdha.

“Ne jemi të detyruar që të merremi pas kërkesave të Lëvizjes, ne kërkojmë spostim prej 3 kilometrave të të gjithë objekteve e lojrave të fatit nga vendbanimet, institucionet me karakter publike dhe jopublike dhe nga objektet fetare. Por me rëndësi është që kanë filluar gjërat të lëvizin nga pika zero” – thotë Xhemal Abdiu, Lëvizja Antibixhoz.

Por, ndryshe mendojnë nga Asociacioni për organizim e lojrave të fatit – APIS. Sipas tyre, me këtë vendim Qeveria ka nis procesin e mbylljes së lojrave të fatit në Maqedoninë e Veriut, kurse do të përpiqet t`i shtyjë në Kuvend me flamur evropian.

Me flamur Evropian, me procedurë të shkurtër, do t`ua marrë vendet e punës 10.000 njerëzve dhe do ta varfërojë buxhetin për 280 milionë euro në nivel vjetor. Konform urbanizimit ekzistues, distancimi i një objekti në 500 metra nga një shkollë, do ta afrojë të njëjtin në më pak se 500 metra nga shkolla tjetër. Për këtë shkak me përgjegjësi themi se distanca e propozuar prej 500 metrave në thelb do të thotë se Qeveria, në fakt, propozon mbylljen e plotë të kësaj dege ekonomike” – thonë nga APIS.

Nga ky asociacion, duke paralajmëruar protesta, u bëjnë thirrje deputetëve dhe mediave, sic thonë, të mos bien nën ndikimin e fushatës së zezë të kritikëve, të cilët asnjëherë nuk kanë treguar se cilat interese të biznesit janë duke I mbrojtur. /KlanMacedonia/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arben Taravari VLEN

Taravari thirr aktivistët e ASH-së: Hajdeni në VLEN, mos u bëni patericë e dikujt

grubi gostivar

“Fronti” në Gostivar/ Grubi: Spektakël, i bje pishman nëse s’vjen!

sllavjanka

“Para nga një njeri i pandershëm nuk dua”, Petrovska fiton në një proces gjyqësor ndaj Kovaçkit

Ministria-Arsimit

Shpallet konkursi për regjistrim në shkollat ​​e mesme në Maqedoninë e Veriut

Foto: Ilustrim

Tre të rinj humbin jetën në një aksident të rëndë në Kërçovë, 4 të tjerë të plagosur

vlen gashi kasami mexhiti taravari

Bartësit e listës për deputetë të VLEN në njësinë e 6 zgjedhore (Emrat)

LSDM

LSDM: Nuk ka ndryshim në VMRO-DPMNE, mbi 80% e listave janë po ata deputetë që kanë bërë bllokada aktive

kuvendi talat xhaferi

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut përmbyll mandatin, shpërndahet më 1 prill

Lajcak

Lajçaku përfundon detyrën si emisar për dialogun, nga shtatori me post të ri

INFO

NA NDIQ