Lojtari Blerim Reka, testim i nivelit të budallallëkut shqiptar!

0

Lebit Murtishi

Kush mendon që Zaevi me “koalicionistët” shqipfolës nuk do kujdeseshin t’i krijojnë ,,lojëra dëfrimi” pjesës shqiptare që nuk gënjehet pas karremit të tyre, është po aq i verbër saç është zaevi me ,,koalicionistët” shqipfolës, gjersa vazhdojnë të mendojnë se shqiptarët: ditën e kalojnë nëpër çajtoret e “Bit pazarit” ndërsa natën ëndërrojnë Bruxelin…

As të parëve që u duket i pasherr Zaevi dhe as të dytëve që duan të testojnë budallallëkun e shqiptarëve me lojëra presidenciale, nuk do t’u dalë rezultati që presin në fund. Përse duhet të futen shqiptarët në një lojë të përfunduar përpara fillimit të vet lojës! Për këtë do të duhej të japin përgjegje ata që po i shtyjnë shqiptarët drejt humnerës, duke përdorur edhe “autoritetin” e nënshkrimeve të veta. “Nuk mbulohet Dielli me Shoshë”- thotë populli, kjo çorbë që u gatua duhet të gëlltitet.
Dhe kësaj here do ta hajë secili hisen e vet (,,pozitë- opozitë”), por copa më e madhe i takon budallait gjithnjë…

Opinioni ketu:

https://www.facebook.com/lebit.murtishi