Lolita dhe Ziadin Sela – Lule dhe fjalë të ëmbla mes tyre

Faqja më e popullarizuar satirike në gjuhën shqipe, Lolita ka disa ditë që po bën thirrje drejt kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, fillimisht duke kërkuar “të përputhen” e pastaj për një takim mes tyre. Së fundmi, Lolita ka etiketuar Ziadin Selën në një postim të sajin, duke iu referuar me fjalët “vetëm ty të kam”. E i gjithë ky mund, Lolitës nuk i ka shkuar sot sepse ka qënë vetë Ziadin Sela që ia ka kthyer mesazhin duke i komentuar poshtë statusit dhe duke i dërguar një lule, përcjell in7.

“Zgjedh Albinin, ma merr Luli. Zgjedh Memishin, ma merr Enisi. Zgjedh Rronin, ma merr Arbana Xharra. Zgjedh Andin me Çimin, m’i merr Ambrozia. Ziadin Sela vetëm ty të kam në këtë jetë”, ka shkruar Lolita.

“Të falemnderoj pra që nuk do e perjetoj më të fг¡kshmen e jetës, vetminë. Sdo e përjetoni as ju Lolita, është reciproke. I lumi un që te kam”, ia ka kthyer Ziadin Sela.

Bisedat mes Lolitës dhe Ziadin Selës mund t’i shikoni në fotografitë më poshtë.