Londër/ Morën peng italianin, dënohen 4 shqiptarët

INA
INA

24/09/2023

Katër shqiptarë janë burgosur në Britaninë e Madhe, pasi rrëmbyen një shtetas italian sepse nuk iu kishte bërë pagesën për një borxh të supozuar të drogës.

Media britanike Sky News, të cilës Top Channel i referohet, raporton se italiani rreth të 30-tave, u mbajt për 36 orë kundër dëshirës së tij në një apartament në Cricklewood, në veriperëndim të Londrës, pasi u josh nga shqiptarët një lokal në shkurt të këtij viti.

Ndërsa ishte atje, ai bëri disa telefonata me ish-partneren dhe miqtë e tij për ta ndihmuar të paguante 110,000 £, pasi po ia kërkonin në lidhje me një borxh droge që i detyrohej mikut të tij. Kur policia kishte hyrë në banesë më 18 shkurt, e gjeti të riun të gjakosur me disa plagë thike dhe mavijosje.

Pamjet e telefonit celular të gjetur më vonë nga oficerët treguan italianin duke u kërkuar rrëmbyesve të tij që të mos e vrisnin. Ervis Ademi, Xhekson Malollari, Mariglen Elezi dhe Hydajet Kadriu janë të gjithë të burgosur.

Malollari dhe Elezi u shpallën fajtorë për komplot për rrëmbim, ndërsa Elezi u shpall fajtor edhe për posedim të një sasie të vogël kokaine.

Dy nga grupi i katër shqiptarëve e çuan viktimën në një bar në Cricklewood Broadway për t’i marrë borxhin e drogës. Pas disa bisedimeve ata u larguan nga bari të tre së bashku, dhe ndërsa ishin duke ecur në rrugën Richborough, dy shqiptarët e tjerë të veshur me kapuç u afruan përballë, e mbërthyen me forcë italianin dhe e futën në një makinë. Nga aty, grupi u largua për të gjetur strehë në një banesë në Dean Road, ku dhunuan fizikisht viktimën, dhe i lanë atij prerje me thikë në trup gjatë përleshjes.

Pasi italiani u bëri thirrje miqëve të tij për pagesën, policia u vu në dijeni për rrëmbimin dhe filloi të vëzhgonte banesën në orën 2 të mëngjesit të datës 18 shkurt në kuadër të Operacionit Major.

Rreth orës 12:30, policia e armatosur ka hyrë në banesë dhe ka arrestuar Malollarin dhe Elezin. Ademi dhe Kadriu u arratisën por u kapën dhe u arrestuan jashtë ndërtesës.

Detektivi Tom Waller, i cili udhëhoqi hetimin, tha se: “Ky rrëmbim ishte një sulm i tmerrshëm i planifikuar ndaj një personi.”

Pas arrestimit të shqiptarëve, oficerët kërkuan prova në banesë, ku gjetën kapuçët, sende të lyera me gjak, telefona celularë dhe çelësat e një makine që kishte qenë në skenën e rrëmbimit. Pamjet e kamerave të lokalit tregonin Malollarin si një nga personat që takoi viktimën te bari. Po ashtu, pamjet e kamerave të sigurisë të marra nga një biznes aty pranë treguan të njëjtën makinë në vendin e rrëmbimit, e cila ishte parkuar jashtë banesës në Dean Road.

Sipas policisë kishte edhe disa foto dhe mesazhe inkriminuese në telefona, si dhe një video tregonte viktimën e plagosur, duke iu përgjigjur pyetjeve për paratë dhe lutur për jetën e tij. Ademi dhe Malollari u dënuan në Gjykatën e Kurorës së Amersham të premten, më 22 shtator, me 10 vite burg.

Elezi dhe Kadriu u dënuan me nga katër vjet burgim.tch

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-kosoves

Kosovari erdhi për dasmën e vëllait, hodhi nga kati i 6-të i hotelit të dashurën argjentinase (FOTO)

shqiptaret greqi

Greqi/ Festat e nëntorit në komunitetin shqiptar

albin kurti

​Kurti në Berlin: Mërgata jonë mbetet motor kryesor për zhvillimin ekonomik të Kosovës

gjermani jeta

Çfarë ndryshon në jetën në Gjermani në vitin 2024?

edita shkreli

Ndodh historia në SHBA, shqiptarja Edit Shkreli betohet si gjyqtare në Nju Jork

aksident

Dy shqiptarë në mesin e tri viktimave në aksidentin në Venecia

Foto Ilustrim

Zvicër/Vjedhën gjashtë tonelata abrib – denoncohen dy kosovarë

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

Mbetet mister vrasja e shqiptarit në Gjermani

policia-italiane

Arratiset nga burgu italian “mbreti” i drogës, kush është 34-vjeçari shqiptar…

INFO

NA NDIQ