Londra refuzon që BE t’i vendosë rregulla

0

Qeveria britanike nuk do të pranojë që Bashkimi Europian t’i vendosë rregulla përsa i përket mjedisit, ligjit të punës apo ndihmave shtetërore në marrëdhënien e ardhshme me kontinentin, theksoi sot negociatori britanik për Brexit, David Frost.

“Është thelbësore për ne që të mund të krijojmë ligje që na përshtaten, të pretendojmë të drejtën që posedon çdo vend tjetër jo anëtar i BE-së në botë”, konfirmoi Frost në një fjalim në Universitetin e Lirë të Brukselit (ULB)./atsh/