Lori Hoxha me emision të saj? Çfarë po përgatit blogerja!

Trashëgimtaria e Top Channel Lori Hoxha është gjithnjë në qendër të vëmendjes së mediave për stilin e saj të jetesës dhe gjithashtu për jetën private.

Këtë herë ajo ka qenë e ftuar tek emisioni “Guximtarët” me moderatoren Bora Zemani.

Lori ka zbuluar se do të kishte dëshirë të kishte një emision të sajin ku do të jetë vetë autorja dhe dëshiron të jetë një program i cili nuk është bërë më parë.

Ndoshta nuk do të jetë e vonë dita kur Lori të vij me një emision të saj në televizion. /Blic/