Lori Hoxha vishet njësoj si Gigi Hadid

Lori Hoxha është një ndër blogeret më të ndjekura në Shqipëri. Ajo është frymëzim për shumë të rinj.

Trashëgimtarja e “Top Channel” kujdeset që të vesh rrobat më “In” të momentin.

Siç ka thënë në një intervistë pak kohë më parë, Lori sigurohet që t’i vesh ajo e para disa veshje të caktuara, madje i vjen shumë inat kur i shikon të veshura nga të famshme të tjera.

Epo me sa duket ka harruar të kujtohet se dhe vet është një “kopjace” dhe shpeshherë vishet më të njëjtat veshje si të yjeve botërore.

Lori Hoxha kohë më parë është shfaqur me të njëjtin fustan që ka veshur edhe Gigi Hadid.  Blogerja shqiptare e ka veshur këtë fustan në maj 2016, ndërsa Gigi Hadid e ka veshur që në shtator 2015.

Një fustan i shkurtër ngjyrë jeshile i linjës “Balmain”. /LajmiFundit/