Lorik Cana viziton skuadrën e Vëllaznimit

Lorik Cana ka vizituar skuadrën e Vëllaznimit në Ulqin, ku po zhvillon edhe fazën përgatitore.

Legjenda e futbollit shqiptar ka qëndruar për disa momente me lojarë.

Sigurisht, disa prej tyre e kanë shfrytëzuar rastin për të bërë foto.

Një gjë të tillë e kanë bërë dy sulmuesit, Dardan Rogova dhe Egzon Gashi.

Lorik Cana e ka konfirmuar vizitën te Vëllaznimi edhe në Instagram, ku ka publikuar një foto me babain e tij, Agimin, ku ky i fundit është kryetar i Vëllaznimit. /albeu.com/