Loris Kastrioti-Skenderbeu i njohur si pasardhësi i familjes së heroit kombëtar Skenderbeut i ka uruar mirëseardhje shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut, gjegjësisht komuna e Tetovës në tokën arbërore.
”I uroj mirëseardhjen të gjitha motrave dhe vëllezërve nga Tetova, e veçanërisht miqtë e mi, kryetarin e komunës Bilal Kasami dhe profesorin Arsim Sinani. Po bashkojmë gjakrat tona shqiptare pas një gjysmë mijëvjeçari në tokën e arbëreshëve të Italisë. Por zemrat tona nuk janë ndarë kurrë! Rroftë Shqipëria! Rroftë Maqedonia! Rroftë Skënderbeu!” , ka theksuae Loris Kastrioti me rastin e vizitës së kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe SHKA “Xheladin Zeqiri” në trevat arbëreshe në Sicilia të Italisë.(INA)