Lotaria i paguan miliona euro djalit të deputetit të BDI-së

Picture of Ina Online
Ina Online

02/11/2023

Policia financiare ka hapur hetim paraprak dhe sipas njohurive të TV Telma ka marrë dokumentacion nga Lotaria shtetërore për të hetuar nëse ka parregullsi me dhënien me qira të lokalit afarist në një objekt afër Vizbegut, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për një lokal në një ndërtesë që më parë shërbente për organizimin e dasmave, dhe të cilin Lotaria Shtetërore e ka marrë tashmë me qira nga kompania “Hej Dooel” për një shumë të madhe parash. Ndryshe, kompania nga e cila Lotaria e ka marrë objektin me qira, lidh disa zyrtarë dhe familjarë të ngushtë të politikanëve nga BDI-ja në pushtet.

Sipas hulumtimeve kompania “Hej Dooel” ka blerë tokën dhe objektin, pas së cilës kanë lidhur një kontratë qiraje me Lotarinë me çmim prej 2.6 milionë euro. Pronari aktual i kompanisë, duke iu referuar hulumtimit, është Asmir Jahoski, pronar i “Putcko Petrol” dhe djali i ish-kryetarit të Komunës së Plasnicës dhe deputet aktual nga radhët e BDI-së, Ismail Jahoski.
Asmir Jahoski u bë pronar i kompanisë më 17 tetor. Ai ia ka marrë objektin pronarit të mëparshëm Armin Mashoviç dhe transaksioni apo ndryshimi i pronësisë në Regjistrin Qendror është kryer dhjetë ditë më vonë, më saktë më 26 tetor. Meshoviç, megjithatë, mbetet menaxher i kompanisë, megjithëse nuk është më pronar i saj.

Ndërkaq marrëveshja e qirasë prej miliona dollarësh mes Lotarisë Shtetërore dhe kompanisë është lidhur në kohën kur Masoviç ishte pronar i kompanisë, të cilën e themeloi më 2 shkurt të këtij viti.

Masoviç është një ish-partner biznesi i Erxhan Sulkoskit në “Pacific Petroleum”. Sulkoski deri më 23 gusht të këtij viti ka qenë i lidhur në biznes edhe me Kushtrim Smajlaj, dhëndrin e vajzës së liderit të BDI-së Ali Ahmeti, në kompaninë “K.S.A International”.
Adresa e vjetër e “Hej”, deri në korrik të këtij viti është në një objekt në Karposh të Shkupit, pikërisht pranë qendrës tregtare “Leptokarija”. Në adresën e të njëjtit objekt të ndërtuar nga “Putsko Petrol” është e regjistruar edhe kompania e dhëndrit të Ali Ahmetit.

Drejtor i Lotarisë Shtetërore është Përparim Bajrami, i cili sipas opozitës është bashkëpunëtor i ngushtë dhe ish-shefi i kabinetit të zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi. Për Grubin, akuza të tilla janë lajme të rreme. Ai thotë se Bajrami nuk ka qenë asnjëherë i punësuar në kabinetin e tij, as asistent, e më së paku si shef./Portalb.mk

TË FUNDIT

ANATOMIA E NJË DEBATI POLITIK

Fetai: Nga 50 zyrtarë të ASH-së në Qeveri, vetëm 3 kanë dhënë dorëheqje, Taravari po tenton kthimin e BDI-së në pushtet

Universiteti i Harvardit njeh ajetin kuranor si një nga shprehjet më të mëdha të drejtësisë në histori

Bexheti: Fronti Europian është i unifikuar, nuk do të dalë asnjë deputet

Sejdiu: ASH nuk është larguar nga VLEN-i, por vetëm Taravari

Fetai dhe Aziri takojnë euroambasadorin Rokas

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË