Lotaria shtetërore: Festojmë për 7-en me vlerë prej 27.385.728 denarë në qytetin e Koçanit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

11 Shkurt, 2022

Lotaria Shtetërore me kënaqësi njofton se në xhiron e 11-të të lojërave të fatit Loto 7, ra 7-shja në vlerë prej 27.385.728 denarë, (rreth 440.000 euro). Tërhiqja u realizua të mërkurën, më 9 shkurt 2022, me transmetim direkt në televizionin Kanal 5.
Sipas të dhënave nga sistemi, mësojmë se pagesa është bërë në pikën shitëse “Balila 1”, në Koçani. Janë paguar 2 kombinime loto dhe fitues është kombinimi i dytë me numrat: 4, 10, 17, 28, 30, 32, 37.
Kjo është 7-ja e pestë nga lojërat e fatit Loto 7 dhe çmimi i 26-të që nga fillimi i organizimit të loto lojërat e fatit ( nga viti 2010).
Në qershor të vitit 2021, familja Velkovski nga Vizbegu i Shkupit ka arritur premiumin më të madh deri më tani në vlerë prej 41.163.771 denarë, e paguar për kompaninë JMB –Kompani Vizbeg.
Në shtator të vitit 2020, familja Jankovski nga Manastiri ka fituar premiumin më të madh ndonjëherë në vlerë prej 31 165 143 denarë, të paguara në Alek Tabak në Manastir.
Një vit më parë (në vitin 2019), numrat me fat të paguara në Aiva Kërçovë, i sollën fat Zoran Mitanoskit dhe familjes së tij një 7-she në vlerë prej 11.966.712 denarë, vetëm 5 muaj pas arritjes së 7-shit të parë të Loto 7, më 8 maj 2019, në vlerë prej 299.293.990. denarë, në Kavadar.
Në historinë e lojërave-loto të fatit, të Lotarisë shtetërore, deri më tani për 7-she u festua në qytetet: Sveti Nikollë, Negotinë, Tetovë, Strumicë, Kavadar, Kërçovë, Kumanovë, Manastir dhe Shkup. Nga komunat e Shkupit, në hartën e 7-es, janë shënuar Komuna Qendër, Gazi Baba, Kisella Vodë, Çairi, lagjja Vizbeg. Për herë të parë festojmë për 7-she në Koçan
E përshendesim vendimin e loto-lojëtarëve të cilët deri më tani kanë ndarë publikisht përvojën e tyre – të fitohet 7-she në loto. Besojmë se së shpejti do të takohemi me fituesin tonë të ri dhe do t’ju tregojmë historinë e lumtur e lojëtarit të lotos numrat e fatit të cilit i sollën fitore prej 27.385.728 denarë, për vetëm 40 denarë.
Pagesa për xhiron e 12 është në vazhdim, kurse premia për 7-she është 7.000.000 denarë
Në ditët e dimrit Ju ofrojmë pagesë online dhe lojë online në www.loto.mk.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

varga eurotalks

Politika e Vuçiçit njësoj si e Millosheviçit, Varga për Eurotalks (VIDEO)

elmi

Aziri: Ja çfarë e pengoi bashkimin e Alternativës, Besës dhe ASH-së? (VIDEO)

rama bbc

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo. Tani është koha për paqe

Mickoski-vmro

Mickoski: Jam për një Qeveri të gjerë pro-maqedonase, tani jemi të nënshtruar nga BDI

Aggeler

Aggeler: Maqedoninë e Veriut e presin vendime të vështira, por ne jemi aty

Struga-780x439-1

Struga pret mërgimtarët për sezonin veror

kurti-1

Kurti zbulon një për një, emrat e sulmuesve të KFOR-it

droge

Aksion i përbashkët Maqedoni – Greqi, kapen 160 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro

Saimir_Tahiri

Ambasada amerikane reagon pas lirimit të ish-ministrit Tahiri: Do të ketë pasoja

INFO

NA NDIQ