LQSHA e DioGuardit: Kosova mos të kushtëzohet, SHBA të ndryshojë politikën e saj në Ballkan

Picture of ina-online
ina-online

16/05/2024

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka reaguar lidhur me kushtëzimin e që i është vendosur Kosovës që nga Franca e Gjermania, për formimin e Asociaiconit të Komunave me shumicë serbe, në rastë se do të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Në një deklaratë publike, të dërguar ekskluzivisht për gazetën “Bota sot” nga Hafiz Shala, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane(LQSHA), kjo organizatë shprehet e befasuar me qëndrimet e presidentëve Macron e Scholz.

LQSHA thekson se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe obligimet për pranim në KiE.

“Jemi të befasuar nga qëndrimet e fundit të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, të cilët janë të përgatitur që të kundërshtojnë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës nëse Kosova së pari nuk pranon të themelojë Asociacionin e Komunave Serbe.

Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe obligimet për pranim. Lidhja e kësaj çështjeje me Asociacionin e Komunave Serbe bie ndesh me interesin evropian të shprehur në mbështetjen e saj për zgjerimin e numrit të vendeve të pranuara në Bashkimin Evropian”, thuhet në reagim.

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane e konsideron si fatkeqësi faktin që SHBA ka një rol dytësor në dialogun Kosovë-Serbi, pasi nga kjo ka rezultuar që DASH të qetësojë agresorin dhe të ushtrojë presion mbi viktimën.

“Për fat të keq, qeveria e SHBA-së ka zënë vendin e dytë ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjë që ka rezultuar me atë që Departamenti i Shtetit të qetësojë agresorin dhe të ushtrojë presion mbi viktimën. Nevojitet një ndryshim i plotë i politikës në Ballkan”, thuhet në deklaratë.

LQSHA thekson se përqafimi i demokracisë nga qeveria e Kosovës dhe marrëdhënia e saj me Evropën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara është vërtetuar mirë.

“Dhe kontrasti midis Kosovës dhe Serbisë është zbuluar në mënyrë befasuese nga artikulli i 9 majit i Andreë Higgins në The Neë York Times, duke vendosur lidhjen midis Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Presidentit të Kinës Xi Jinping.

Artikulli i Higgins (“Vigjilenca e përbashkët ndaj SHBA-së çimenton aleancën Kinezo-Serbe”) e bën të qartë se presidenti serb Vuçiq nuk ka në plan që të bashkohet me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara. Lidhjet e tij me Kinën dhe Rusinë janë të vendosura mirë”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, presidenti Vuçiq vazhdon të ndërmarrë hapa për destabilizimin e Ballkanit dhe kërcënimin e paqes në Evropë duke e kundërshtuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, theksohet në reagim.

Liga Qytetare Shqiptaro- Amerikane thekson se e mbështesin deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të bërë më 9 maj se Kosova “duhet të jetë pjesë e familjes evropiane” dhe se avancimi i Kosovës në rrugën drejt BE-së do të ishte një sinjal pozitiv për vlerat demokratike”.

“Ne mbështesim masën e udhëhequr nga deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, duke i bërë thirrje BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe që të anulojnë të gjitha masat negative kundër Kosovës dhe të rifillojnë bashkëpunimin e plotë me Qeverinë e Kosovës.

ImageShirley Cloyes DioGuardi, Joe DioGuardiFOTO GALERI
Ne i bëjmë thirrje Kongresit Amerikan dhe Administratës së Bidenit që të përfshihen më shumë në gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe përfundimtare për të vendosur paqen dhe sigurinë në Evropë.

Në emër të Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane,

Shirley Cloyes DioGuardi, Joe DioGuardi

Këshilltare për Çështjet e Ballkanit President“, përfundon reagimi.

TË FUNDIT
5 orë
Padova mbështet fuqishëm Muharrem Salihun për Eurodeputet
10 orë
Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm
10 orë
Kurti: SHBA - aleate, mike e partnere historike (VIDEO)
12 orë
Fondacioni UBT Jim Xhema shpall thirrje të hapur për bursa për talentët e rinj shqiptarë
13 orë
Veseli: 55 biznesmenë turq të interesuar për investime në Maqedoni, së shpejti në vizitë

ME TE LEXUARA

10 orë
Kurti: SHBA - aleate, mike e partnere historike (VIDEO)
10 orë
Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm
5 orë
Padova mbështet fuqishëm Muharrem Salihun për Eurodeputet
15 orë
Eksperti amerikan zbulon pse Kurti nuk e bëri lëshimin e madh me Asociacionin: Ja çka do të ndodhë nëse i fiton zgjedhjet e reja
15 orë
Ngritet alarmi: Grupet ekstreme serbe në pritje për sulme në veri

LEXO MË SHUMË

muharrem salihu mergimtar diaspore padova

Padova mbështet fuqishëm Muharrem Salihun për Eurodeputet

Hovenier

Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm

kurti liz allen alen

Kurti: SHBA – aleate, mike e partnere historike (VIDEO)

fondacioni Xhim xhema

Fondacioni UBT Jim Xhema shpall thirrje të hapur për bursa për talentët e rinj shqiptarë

mustafe veseli investitor

Veseli: 55 biznesmenë turq të interesuar për investime në Maqedoni, së shpejti në vizitë

vjosa Osmani

Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit

Elizabet Alen Liz Allen

Allen: Asociacioni, hap thelbësor në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës

veriu policia manastir

Ngritet alarmi: Grupet ekstreme serbe në pritje për sulme në veri

david kanin

Eksperti amerikan zbulon pse Kurti nuk e bëri lëshimin e madh me Asociacionin: Ja çka do të ndodhë nëse i fiton zgjedhjet e reja

INFO

NA NDIQ