LSDM akuzon Mickoskin për fshehje të informacioneve në rastin e vrasjes së dyfishtë

INA
INA

08/12/2023

LSDM ka kërkuar që Hristijan Mickoski që të pranoj takimin e tij me Palevskin. Ato thanë se fshehja e provave është një akt kriminal dhe kërkojnë nga Mickoski të përgjigjet për marrëdhënien e tij me Palevskin.

“Nëse Mickoski ka informacione shtesë në lidhje me rastin e vrasjes së dyfishtë, është detyra e tij që t’i dorëzojë ato në Prokurorinë Publike për hetim të mëtejshëm” thanë nga LSDM.

Ato shtuan se Palevski, ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë i regjimit të OBRM-PDUKM-së, ka qenë publikisht në krah të Mickoskit dhe partnerit të tyre të koalicionit e Majta. LSDM thot se me pikëpamje radikale, ai ka shërbyer si vegël e OBRM-PDUKM-së në një fushatë të zezë kundër LSDM-së dhe çdo vlerësimi për demokracinë në Maqedoni, duke nxitur tensionet etnike.

“Partia e tij politike, me orientim radikal dhe pro-rus, është produkt i politikave agresive të OBRM-PDUKM-së gjatë dy dekadave të fundit. Ne kërkojmë nga organet kompetente, në veçanti Prokuroria Publike, që të hetojnë marrëdhëniet e Palevskit me të gjithë bashkëpunëtorët e tij, duke përfshirë edhe Mickoskin. Është detyra e tyre që të sigurojnë drejtësi dhe të sqarojnë të gjitha rrethanat e këtij rasti të rëndësishëm për opinionin publik” theksuan nga LSDM.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arber ademi

Ademi: Vazhdojmë me mbështetjen e të gjitha Universiteteve në vend!

matura-shteterore-provimi

Provimi i maturës shtetërore sivjet më 1 dhe 8 qershor

xhemail jusufi

BDI zgjodhi shefin e shtabit zgjedhor në Tetovë

stevo-pendarovskiii-780x470-1

PRSD mbështet rikandidimin e Pendarovskin për president

moti-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Spitali-i-Strugs-600x360-1

Sulmohet motra medicinale në Spitalin e Strugës

aksident kollar

Makina bie në lum në rrugën Kërçovë – Strazhë në afërsi të fshatit Kollare (VIDEO)

arben taravari kumanove

Sot në Gostivar konventa e promovimit të kandidatit presidencial, Arben Taravari

IMG_9416

ASH e Selës tubim në Tetovë (VIDEO)

INFO

NA NDIQ