LSDM ka theksuar sot se mirëpret hyrjen e Aleancës për Shqiptarët (ASH) në koalicionin qeveritar. Kjo u theksua sot nga zëdhënësi i kësaj partie, Darko Kaevski.
“Çdo parti politike që është për ardhmërinë evropiane të vendit është e mirëseardhur dhe kuptohet ia vlen të bisedohet si parti politike. Por, për hapa konkret, për hyrje konkrete në Qeveri, nevojiten bisedime, ku duhet të harmonizohen politikat programore dhe kadrovike, për të cilat ende nuk ka bisedime. Pres që të gjitha partitë politike që janë për ardhmërinë evropiane të vendit të vijnë dhe bashkërisht të bëjmë bllok për që është për ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Kaevski.
Ndërkohë, LD e Pavle Trajanov ka theksuar se nuk do të pranoj hyrjen e kësaj partie në koalicion, nëse rritet numri i ministrave shqiptarë. Nga ana tjetër, Alternativa deri tani ka shprehur kundërshtime duke bërë të qartë se nuk do të jap resor ministror dhe se do të shoh rrjedhën e bisedimeve. (INA)