Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe theksoi se partia e tyre është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Por ai nuk zbuloi nëse ata si opozitë do të kërkojnë të ato të mbahen bashkë me zgjedhjet lokale.
Sipas tij, gjendja në koalicionin qeveritar, sidomos pas lëkundjeve brenda VLEN-it, qeveria nuk është e qëndrueshme, andaj ka shumë gjasa për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Edhe sekretari gjeneral i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti theksoi sot se zgjedhjet e parakohshme janë domosdoshmëri për vendin, si e vetmja mënyrë për të ndalur poshtërimin e mëtejmë të shqiptarëve.
“Zgjedhjet e parakohshme janë domosdoshmëri, jo opcion. Janë rruga e vetme për t’i dhënë fund këtij ngërçi të stërzgjatur politik që po e degradon çështjen shqiptare në vend!
LEN-i nuk mund të vazhdojë të heshtë përballë kësaj katrahure; nëse nuk e bën për përgjegjësi politike, le ta bëjë për vetëshpëtim: është e vetmja mënyrë për ta ndalur poshtërimin e mëtejmë të shqiptarëve!”, theksoi Ahmeti.
Kryeministri dhe kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në seancën e djeshme për pyetjet e deputetëve nuk precizoi nëse planifikon që bashkë me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Duke iu përgjigjur deputetit të LSDM, Mitko Trajçuleski, tha se do ta pranojë përgjegjësinë për Koçan pasi të zgjidhen edhe rastet me spitalin modular, Llaskarcë dhe Besa Trans dhe se atëherë do ta kërkojë besimin e qytetarëve.(INA)