LSDM dhe BDI sot nisin bisedimet për kandidatin koncensual për president

0

Partitë e koalicionit LSDM dhe BDI sot pritet të fillojnë bisedimet për gjetjen e kandidatit koncensual për president. Nga LSDM kanë theksuar se më 3 mars do të bëjnë të ditur emrin e kandidatit për president, por paraprakisht do të diskutohet me partnerët e koalicionit. Njëkohësisht kjo parti ka shpallur konkurs publik, duke inkurajuar personalitete të ndryshme të paraqiten në këtë konkurs për kandidat për president. Bujar Osmani nga BDI theksoi se në takimin e sotëm do të shtrohen për diskutim të gjitha opsionet.
“Nëse do të arrihet një marrëveshje, natyrisht se do të kërkojmë që ta zgjerojmë këtë mbështetje, fillimisht me partitë e tjera të koalicionit dhe më pas me grupe tjera të interesit me qëllim që të arrimë një shumicë sa më të madhe pasi që këtë e kërkon konsensualiteti. Këtë koncept e kemi definuar si mbi etnik dhe mbipartiak nuk është e rëndësishme për të predikuar epilogun e kandidatit përkatësia etnike apo partiake”, theksoi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani. (INA)