LSDM diskuton vazhdimin e dialogut me VMRO-në, nga partia e Mickoskit tani kërkojnë edhe dorëheqjen e Kovaçevskit

INA
INA

9 Qershor, 2023

LSDM sonte do të mbledh bordin ekzekutiv dhe qendror të partisë për të diskutuar se si do të vazhdojnë negociatat me opozitaren VMRO-DPMNE. Zëdhënësi i kësaj partie Darko Kaevski tha se presin që diskutimet me partinë e Mickoskit të ecin në drejtim pozitiv, kjo pasi që parimisht VMRO-DPMNE u pajtua me ndryshimet kushtetuese.

“Veprimi i prolonguar i ndryshimeve kushtetuese për neve është i pranueshëm deri në mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare, kjo është edhe në kornizën e negociuese. Ashtu që në mbledhjen e sotme të bordit ekzekutiv dhe qendror do të diskutohet konkretisht për mënyrën dhe vazhdimin e diskutimeve me VMRO-DPMNE-në”, tha Darko Kaevski, zëdhënës i LSDM-së.

Por nga VMRO-DPMNE janë të habitur se përse LSDM po mban takime të tilla, kur ka refuzuar propozimin që ndryshimet kushtetuese të hynë në fuqi në momentin që vendi bëhet anëtare e BE-së.

“Është e çuditshme që Kovaçevski sot mban mbledhje për propozime që më parë i refuzoi, gjë që është dëshmi për vlerësimet e tij të gabuara. Do të duhet të dorëzoj dorëheqje edhe për këtë por edhe për të gjitha krizat që e ka futur vendin”, pohoi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Sipas deputetit të BDI-së Arbër Ademi, vendi ka pasur edhe çështje me të rënda se këto ndryshime kushtetuese dhe i ka tejkaluar me sukses. Thotë se ndryshimet janë kusht që vendi të haperoj në rrugën drejt BE-së e pret që për këtë arsye të sigurohet edhe njëherë shumica e nevojshme.

“Që të mbahet konferenca e dytë qeveritare dhe qe të hapen klasteret, që të hapen kapitujt sigurisht se nevojitet që të kemi një proces të suksesshëm të rrumbullakuar me miratim të ndryshimeve kushtetuese. Pres që të sigurohet shumica e kualifikuar, e nevojshme për arsye se bëhet fjalë për të ardhmen e gjeneratave të ardhshme, për të ardhmen e vendit tonë”, pohoi Arbër Ademi, deputet i BDI-së.

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se do t’i pranonin ndryshimet kushtetuese në një qeveri pa BDI-në dhe që ndryshimet kushtetuese të vlejnë atëherë kur vendi të jetë anëtare e BE-së.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5660

Dega e Alternativës në Tetovë zgjodhi kryetarin e ri

IMG_5658

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – Tetovë

IMG_5646

Pas publikimit të pamjeve, reagon kryeministri Kurti – ka këtë mesazh!

shaip kamberi

Kamberi reagon pas sulmit ndaj një familje shqiptare në Medvegjë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

greqi policia

Tronditet Selaniku, goditet me thikë një 19-vjeçare shqiptare në një park të qytetit

Enver Bytyqi

Bytyçi: Takimi sekret në New York me Vuçiqin tri ditë para sulmit, Ja pse duan KFOR ta marr kontrollin në veri

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

IMG_5650

Sveçla: Kemi dëshmi se Serbia e organizoi sulmin në Banjskë – Kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës

INFO

NA NDIQ