LSDM: Do të ketë tronditje të reja çmimesh

Picture of INA
INA

06/05/2025

LSDM-ja e akuzoi pushtetin se pas përfundimit të masës qeveritare për kufizimin e marzhave do të ketë tronditje të reja çmimesh, për të cilat pushteti nuk ka zgjidhje, shkruan Alsat.

Sipas opozitës maqedonase ushqimet dhe produktet me marzhe të ngrira nuk kanë qenë të qasshme për qytetarët, ndërsa ato që kanë qenë në rafte kanë qenë më të shtrenjta.

Kërkojnë që të hiqet TVSH-ja për produktet ushqimore bazë. Ndërkohë, VMRO u kundërpërgjigj duke thënë se pikërisht LSDM e ka shkaktuar rritjen e çmimeve dhe ka rritur TVSH-në për 1500 produkte, e tani kërkojnë heqjen e saj, që sipas tyre nuk ka asnjë efekt mbi çmimet.

Ata theksojnë se po të kujdesej LSDM për qytetarët dhe standardin e tyre, nuk do ta plaçkitnin shtetin dhe nuk do t’i shkatërronin të gjitha përpjekjet për një jetesë shoqërore.

“Vaji për gatim është rritur nga 89 në 92 denarë, qumështi mbi 72 denarë, çmimet e vezëve, mishit, djathit, lëngjeve janë rritur. Produktet higjienike janë rritur edhe për 60 përqind! Qytetarët kanë gjithnjë e më pak para në xhepa. Kjo është pasojë e politikës ekonomike të gabuar të qeverisë. Dështoi e ashtuquajtura ‘shporta e vjeshtës’. Dështoi ‘shporta e Vitit të Ri’. Dështuan edhe marzhat e ngrira. Çmimet vazhdojnë të rriten. Standardi është duke rënë”, tha Lolita Ristova, LSDM./ Alsat.mk

TË FUNDIT

VIDEO/Ndarja e komunave për zgjedhjet, Sela: Nuk do të pranoj përulje apo nënçmim

Rama me krimin harxhoi 70 milionë euro për vota, fali 200 milionë euro gjoba, reagoi Berisha nga protesta në Tiranë

Albrim Hoxha: Jam “ushtar” i Aleancës dhe VLEN-it, gjithmonë kundër BDI-së!

Reuters: Shqipëria e vogël dhe aspiruese pret samitin gjigant europian

Mexhiti: Jemi në bisedime me deputetët e Frontit

Vendimi për shqipen mund të shtyhet

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË