“Është e qartë se DPMNE është një parti anti-evropiane e cila në thelb nuk ndryshon nga partia politike e Majtë. Në të njëjtën kohë, Hristijan Mickoski është kundër BE-së, siç ishte kundër anëtarësimit në NATO. Njësoj si Gruevski, i cili e bllokoi anëtarësimin në NATO për 11 vjet dhe e mbajti vendin të izoluar dhe jashtë integrimeve evropiane”.
Ky reagim është përcjell sot nga partia në pushtet LSDM duke akuzuar partinë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, përcjell INA.
Në reagim thuhet se çmimi i këtyre bllokadave të Mickoskit dhe DPMNE-së është i shtrenjtë, nënkuptojnë edhe 11 vite të tjera të humbura për mbarë popullin tonë, për vendin tonë, por qytetarët tanë nuk kanë për të humbur dekada të reja.
“80% e qytetarëve të Maqedonisë janë pro anëtarësimit në BE, madje një e katërta e votuesve të DPMNE janë për anëtarësimin në BE. Anëtarësimi në BE do të thotë prosperitet ekonomik, standard më i mirë jetese, paga më të larta, drejtësi sociale. LSDM, së bashku me shoqërinë civile, bashkë me bllokun pro-evropian, nuk do të lejojnë që DPMNE të kërcënojë të ardhmen evropiane të vendit, thuhet në deklaratën e kësaj partie.(INA)