LSDM e pakënaqur me kërkesën e ASh-së dhe Besës për “20%”- shin

Iliria News Agency
Iliria News Agency

01/04/2023

Kushtëzimin eventual nga disa parti shqiptare të ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare me heqjen e 20%-shit që përkufizon përdorimin e gjuhës shqipe, LSDM-ja do ta cilësonte si shantazh, raporton TV Alsat.

Nga kjo parti mbeten në mendimin se heqja e 20%-shit mund të hapet si temë, por nuk është momenti për t’u realizuar.

“Në këtë moment prioritet janë ndryshimet kushtetuese dhe vlerësojmë se pikërisht në këtë periudhë kur kemi shans historik, nuk është koha që ky proces të ngarkohet, sigurisht se mund të bisedohet për gjithçka por vlerësojmë se fokusi kryesor duhet të jetë shfrytëzimi i këtij shansi historik. Vlerësojmë se as në opinion dhe as tek ata që duhet të jenë pjesëmarrës në këtë proces, nuk duhet të fitohet përshtypja se një temë e tillë duhet të jetë çështje shantazhi”, tha Bogdanka Kuzeska, LSDM.

VMRO-DPMNE-ja nuk komenton heqjen ose mos-heqjen e 20%-shit por kreu i saj Hristijan Mickoski thotë se kushtetuta nuk do të hapet tani.

“Në këtë përbërje parlamentare ndryshime kushtetuese nuk do të ketë. Në këtë përbërje parlamentare ndryshime kushtetuese nuk do të ketë”, theksoi Mickoski.

Nga Aleanca për Shqiptarët për Alsat brifojnë se e shikojnë të domosdoshme heqjen e 20%-shit nga Kushtetua dhe zëvendësimin e saj me përkufizimin “gjuha shqipe”.  Nga qëndrimi që ditë më parë e tha kreu i partisë Arben Taravari por dhe ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ata nuk kanë hequr dorë.

Një kërkesë të tillë ka dorëzuar me shkrim deri në Ministrinë e Drejtësisë edhe Lëvizja BESA.  Të dy partitë në total kanë 10 deputetë gjë që do ta vështirësonte procesin e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare, nëse kjo kërkesë e dy partive politike për gjuhën shqipe, do të shndërrohej në kusht./Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1316

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

WhatsApp Image 2024-04-19 at 23.03.16 (1)

Sela: Vota për Bujarin më 24 prill dhe për Frontin më 8 maj është biletë kthyese e fëmijëve tanë të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit

Ali AHmeti

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Menduh Thaci

Thaçi thotë se Albin Kurti s’ka asnjë njeri në Maqedoni

europe elect

Anketa e “Europe Elects”: Arben Taravari prinë para Bujar Osmanit

IMG_1293

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

bujar osmani

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

INFO

NA NDIQ