LSDM-ja dhe VMRO-ja refuzojnë kushtin e VLEN-it dhe BDI-së për presidentin

Picture of INA
INA

15/04/2024

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut tani që ndodhen në mesin e fushatës për rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, kanë aktualizuar çështjen e zgjedhjes së kreut të shtetit përmes Parlamentit, pas përfundimit të mandatit të presidentit të ri që do të zgjidhet në rundin e dytë më 8 maj, raporton REL.

Debati është ndezur nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) që është pjesë e Qeverisë aktuale, e cila doli me ofertën drejtuar dy partive maqedonase, që nëse duan votat e kandidatit të saj për president, Bujar Osmani, në rundin e dytë të zgjedhjeve, të pranojnë kërkesën e këtij subjekti që presidenti në të ardhmen të zgjidhet nga Kuvendi.

Zgjedhjen e presidentit nga Parlamenti e ka propozuar edhe kandidati i opozitës shqiptare VLEN, Arben Taravari.

Por, kjo kërkesë është refuzuar në mënyrë kategorike si nga Partia Social Demokrate (LSDM) e ish-kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, ashtu edhe nga VMRO DPMNE-ja e pretendentit për kryeministër të ri, Hristijan Mickovski.

Bazuar në të gjitha ciklet e deritanishme zgjedhore, në rundin e dytë çdoherë kanë kaluar kandidatët e dy partive maqedonase, LSDM dhe VMRO, por votat e partive shqiptare në vazhdimësi kanë përcaktuar fituesin.

Kjo ndodhi edhe në zgjedhjet e fundit presidenciale që u mbajtën më 2019.

Atëbotë, në rundin e parë kandidatja e VMRO DPMNE-së kishte fituara më shumë vota se kandidati i LSDM-së, por në rundin e dytë, kandidati socialdemokrat, që tani është president, Stevo Pandarovski, u zgjodh në krye të shtetit pas mbështetjen që mori nga elektorati shqiptar.

BDI-ja konsideron se në rundit e dytë do të jetë përcaktues në zgjedhjen e presidentit, andej edhe doli me kushtin që votat e Bujar Osmanit do t’i ketë ajo parti që mbështet zgjedhjet e presidentit në Parlament.

Kjo parti që drejtohet nga Ali Ahmeti, beson se në të ardhmen e afërt, presidenti i shtetit do të jetë një shqiptar, njëjtë sikur që tani është kryeministri shqiptar, apo sikur që ishte edhe kryetari i Kuvendit.

Edhe opozita e bashkuar shqiptare kërkon që presidenti të zgjidhet përmes Kuvendit. Ajo gjithashtu ka propozuar që krahas presidentit të zgjidhet edhe një nënpresident, i cili do t’i takonte njëri nga dy komuniteteve më të madhe, shqiptarëve apo maqedonasve, varësisht se kush do të caktohej në krye të shtetit.

Presidenti në Maqedoninë e Veriut ka kompetenca të kufizuara. Ai është komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, dekreton mandatarin për formimin e Qeverisë, emëron dhe shkarkon me dekret ambasadorët, pranon letra kredencialet dhe letrat e revokimit të përfaqësuesve të huaj diplomatikë, propozon dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese si dhe dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor, propozon Guvernatorin e Bankës Popullore, cakton disa drejtues në postet e sigurisë, ka të drejtën e faljes në përputhje me dispozitat ligjor si dhe kryen funksione të tjera të përcaktuara me Kushtetutën maqedonase.

 

TË FUNDIT
30 minuta
Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, pasdite kushte për mot të ligë të shkurtër
9 orë
Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit
9 orë
Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!
12 orë
Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin
14 orë
Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO

ME TE LEXUARA

16 orë
Nesër vijojnë bisedimet mes VMRO-DPMNE dhe VLEN, në tryezë "kulaçi qeveritar"?
16 orë
Qeveria e re/ Andonovski për REL: Synojmë shumicën prej 2/3 në Kuvend!
16 orë
Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet
14 orë
Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron
21 orë
Ministria e Arsimit injoron me zero denarë dy universitetet shqiptare për zhvillimin e resurseve laboratoroike
14 orë
Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO

LEXO MË SHUMË

moti shiu

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, pasdite kushte për mot të ligë të shkurtër

stefan andonovski

Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit

elizabet liz alen allen

Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!

izet mexhiti

Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin

qeveria

Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO

mickoski

Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron

Jorgos Gerapetritis

Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet

stefan andonovski

Qeveria e re/ Andonovski për REL: Synojmë shumicën prej 2/3 në Kuvend!

vmro vlen

Nesër vijojnë bisedimet mes VMRO-DPMNE dhe VLEN, në tryezë “kulaçi qeveritar”?

INFO

NA NDIQ