LSDM-ja kërkon heqjen e TVSH-së për ushqimet

Picture of INA
INA

05/11/2024

Edhe përskaj refuzimit fillestar, LSDM-ja fton VMRO-DPMNE-në dhe të gjithë deputetët në Kuvend të mbështesin heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë. Sipas tyre, kursimi deri më 2 mijë denarë për familje në muaj, me këtë masë, do të ndikojë në rritjen e standardit të qytetarëve.

“I bëjmë thirrje VMRO-DPMNE-së të mos bëjë inate politike në kurriz të qytetarëve. Në vend që vazhdimisht të refuzojë zgjidhje të mira ligjore të propozuara nga opozita, të dorëzohet dhe t’i mbështesë. Nuk ka asnjë argument nga VMRO-DPMNE-ja për të qenë kundër kësaj mase, kundër kësaj zgjidhje ligjore për heqjen e TVSH-së së produkteve bazë. Përveç që është kundër për shkak se është dorëzuar nga LSDM-ja”, tha Jovana Trençevska, deputete e LSDM-së.

VMRO-DPMNE-ja nuk e pranon këtë propozim ndryshim të ligjit që e bën partia opozitare.

“Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit nuk do ta pranojë zgjidhjen ligjore të dorëzuar nga LSDM-ja sepse është joserioze dhe nuk zgjidh asnjë problem. Të njëjtët ata që e rrënuan ekonominë maqedonase dhe që e ulën standardit jetësor sa më s’ka, tani me shqetësim të rrejshëm ofrojnë zgjidhje të cilat nuk mund ta përmirësojnë jetën e njerëzve. Në rast se LSDM-ja dëshiron vërtetë t’u ndihmojë qytetarëve, e vetmja gjë që duhet të bëjnë për momentin është të votojnë buxhetin e vitit 2025”, u shpreh Dragana Bojkovska, VMRO-DPMNE.

LSDM-ja me propozim-ndryshim në ligjin për TVSH kërkon uljen e TVSH-së nga 5 në 0% për produktet bazë, një propozim të cilin sa ishte në opozitë e ka bërë katër herë radhazi VMRO-DPMNE-ja dhe nuk u ishte pranuar nga pushteti i atëhershëm i LSDM-së. Nga opozita, partia e Venko Filipçes tani kërkon edhe rritjen e pagës minimale në 450 euro. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Kusherirat nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën!

DPHM: Në Kodrën e Diellit shtresa e borës është 42 cm

“Ka ikur përmes pikës kufitare në Bllacë”, Prokuroria: Shkupjani 41 vjeç dyshohet se shkaktoi zjarrin në Odën e Avokatëve

Është zvogëluar niveli i ujit në Liqenin e Prespës, ndërsa është rritur në Liqenin e Ohrit

Dogana e Maqedonisë parandalon kontrabandën e pajisjeve për celularë në “Bllacë”

El Cheka fiton drejtësinë në Maqedoni, bien akuzat ndaj tij për publikimin e përgjimeve

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË