LSDM: Komunat e Manastirit dhe Velesit kanë blerë makineri me çmime astronimike

INA
INA

15/01/2024

OBRM-PDUKM është kapur në një aferë të re me blerjet e diskutueshme publike të makinerive me çmime astronomike, dhjetëra mijëra euro mbi ato reale, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Dokumentet e bashkangjitura tregojnë se komuna e Manastirit dhe komuna e Velesit, të menaxhuara nga OBRM-PDUKM, kanë marrë secila nga një makinë për regjistrimin e sinjalizimit horizontal dhe jo dy siç kanë gënjyer nga OBRM-PDUKM.

Në specifikim thuhet qartë se Komuna e Manastirit e ka blerë makinën për regjistrimin e sinjalizimit horizontal për gati 50 mijë euro, edhe pse një makinë e tillë mund të blihet për 2-3 mijë euro.

Diferenca në çmim është sa 47 mijë euro”, akuzojnë nga LSDM.

Komuna e Velesit, shtojnë nga atje, ka blerë të njëjtën makinë nga e njëjta kompani për një shumë astronomike prej 42 mijë euro. Çmimi është 40.000 euro më i lartë se ai real./Telegrafi/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bujar Osmani

Osmani: Nëse një muaj nuk marr rrogë, duhet të marr borxh që të mbijetoj

Jovan mitreski

Mitreski: Marrëveshjet ndërkombëtare s’mund të ndryshohen me ligj tjetër

Arben Taravari Bujar Osmani

Sondazh: Arben Taravari apo Bujar Osmani, kush do të merr mbështetjen e shqiptarëve më 24 prill?

Bilall Kasami

Kasami: Rikonstruimi stadiumit do të fillojë në muajin mars

policia-1-1-1392x766

Humbet ky papagall në Shkup, kush e gjen merr shpërblim prej 1000 euro

Bujar-Osmani2-1-650x400-1

BDI: Bujar Osmani është kandidati i parë i konfirmuar për President të shtetit

vmro

OBRM-PDUKM: Spasovski dhe Kovaçevski, Maqedoninë e kanë shndërruar në Kolumbi

zjarr cair baron

Dalin pamje nga zjarri në kafenenë “Baron” në Çair të Shkupit (VIDEO)

Bojmacaliev

Bojmacaliev: Me letërnjoftim e vjetër do të mund të udhëtohet edhe në Bosnje e Hercegovinë

INFO

NA NDIQ