LSDM: Kryetarët e VMRO-së në Shkup, bashkëfajtorë për kaosin me mbeturinat

INA
INA

10 Korrik, 2023

LSDM ka akuzuar Danella Arsovskën dhe VMRO-DPMNE-në se po shkakton kaos në qytetin e Shkupit.

”Pushteti i paaftë lokal i DPMNE-së në Shkup ka krijuar kaos të paparë, qyteti po mbytet në mbeturina. Përgjegjësia për kaosin është e Mickoskit dhe stafit të DPMNE-së në Shkup.

Kryetarët e paaftë të komunave të DPMNE-së në Shkup, me përtacinë dhe mungesën e kujdesit për nevojat e qytetarëve, janë bashkëfajtorë të drejtpërdrejtë në kaosin me mbeturinat dhe në mosfunksionimin e ndërmarrjeve vendore.

Të njëjtët që e përkrahën Arsovskën në fushatë, të cilët së bashku me Mickoskin kërkuan vota nga Shkupi për të dhe për DPMNE-në, së bashku krijuan problemet në Shkup.

Sa herë që DPMNE merr votën e qytetarëve, ndodh kaos dhe regres.

E shohim që këto ditë në formën më të keqe. VMRO-DPMNE-ja dhe kryetarët e tyre të paaftë nuk mund t’i shpëtojnë vetëm një plehrash, nuk i takon qytetit të zhvillohet.

Në vend të Shkupit modern, qytetarët fituan një qytet të ndotur në të cilin nuk funksionon as transporti publik dhe as asgjë tjetër.

Përtacia, paaftësia dhe duart në mjaltë, këto janë karakteristikat e kryetarëve të VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit” – thuhet në kumtesën e LSDM-së.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Ministria e Drejtësisë: Pa Ligj për konfiskim të pasurisë në procedurë civile, nuk mund të kemi luftë kundër korrupsionit dhe krimit

escobar-eskobar

Eskobar: I jemi mirënjohës Maqedonisë së Veriut për lidershipin rajonal dhe pro-evropian

arber ademi

Ademi: Lloga ka mbështetjen e BDI-së

ajri-i-ndotur

“Guardian”: Maqedonia dhe Serbia kanë ajrin më të ndotur në Evropë

716F1539-899D-41AB-90AC-C62E741F7F4F

Të kapur fort dorë për dore, Osmani takon Biden në SHBA

720632AE-5507-47CA-B690-47C76770F387

Besimi takoi ambasadoren amerikane: Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e anëtarësimit të plotë në BE

F6838740-86EE-42DE-9172-1B5332D977E2

Kroacia zbulon pesticid helmues në specat e importuar nga Maqedonia

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi: Paga minimale do të rritet për 10%

Arrestim_Pranga-780x468-1

Arrestohet 52 vjeçari nga Gostivari, akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij

INFO

NA NDIQ