Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë përmes një komunikate për media kanë deklaruar se Mickoski tanimë disa ditë nuk po paraqitet nëpër media, as si i pari i VMRO-së e as si një kryetar shpic. Ata pyesin nëse Mickoski fshihet nga opinioni nga turpi pasi i ranë në ujë të gjitha gënjeshtrat, dhe pasi të gjitha parashikimet i dolën të pasakta, apo fshihet në marrëveshje me Apasievin, informon Zhurnal.
NGa partia shtojnë se përshkak politikave të tij destruktive dhe veprimeve kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit, Mickoski u bë rob i Levicës dhe Apasievit dhe për këtë shpesh herë është më ekstrem dhe më radikal në paraqitjet e tij që të mos mbetet prapa Apasievit.
Gjithçka që la pas vetes Mickoski janë lajme të rreme dhe dezinformata dhe mungesë të qëndrimit për çështjet më të rëndësishme shtetërore, thuhet në kumtesë./Zhurnal.mk