LSDM: Ky është sukses, pagat po rriten, çmimet po ulen

Iliria News Agency
Iliria News Agency

25 Mars, 2023

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, me masa dhe politika të përgjegjshme, me kohë dhe efikase, arriti ta zbusë ndikimin e krizës ekonomike botërore, thuhet në komunikatën e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në pushtet.

“Inflacioni është nën kontroll, çmimet po bien dhe pagat dhe pensionet po rriten në të njëjtën kohë. Janë ulur çmimet e bukës, makaronave, vezëve, orizit, qumështit dhe produkteve të qumështit”, thekson LSDM-ja.

“Paga minimale nga marsi i këtij viti është rritur në 20.175 denarë. Paga minimale ka shënuar rritje të vazhdueshme që nga viti 2017, kur ishte 8900 denarë, ndërsa në disa sektorë ishte vetëm 6000 denarë.

Paga mesatare në vend për pesë vite është rritur për 44 për qind dhe tani është rreth 34.000 denarë. Pensionistët nga ky muaj marrin rritjen më të madhe të pensioneve për 8,4 për qind, me çka pensioni mesatar nga 17.666 denarë rritet në 19.150 denarë. “LSDM vazhdon me zbatimin e masave dhe politikave që mbrojnë dhe përmirësojnë standardin jetësor të të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftimin e partisë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Polici-a-2-750x430

Punëtori nga Shqipërie humb jetën gjatë punës në një objekt ndërtimi në Çair

fatmir mexhiti

Ministri Mexhiti mori mbështetjen e kryeministrit për heqjen e drejtorëve ekonomikë

bilall-kasami

Kasami thirrje për front opozitar shqiptar: Të bashkohemi për fitore

ajvazi ibrahimi haracine

Sherri mes kryetarit dhe ish-kryetarit të Haraçinës, komuna e mbyllur, prokuroria sjell një vendim

idea omer ajdini

Promovohet në Shkup Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA

matura-shteterore-provimi

Sot provimi i parë i maturës shtetërore

mickoski-kovacevski

Kovaçevski: Do ta ftojë në takim Micksokin, do të propozojë që të flitet vetëm për dy tema

BDI

BDI: Korridoret do të ndërtohen

ylber kushtrim

Ish aktivisti studentor Ylber Jahiu: Zgjedhja e Kushtrim Ahmetit në krye të UT-së shpresë për të ardhmen e këtij Universiteti

INFO

NA NDIQ