Nëpërmjet një komunikate të LSDM-së thuhet se qeveria dhe shumica parlamentare vazhdimisht ndërmarrin masa dhe politika që mbrojnë standardin ekonomik të qytetarëve.
“Në kohë krize, shteti ndau mjete për mbështetje të qytetarëve dhe kompanive. Me heqjen e Tatimit për vlerë të shtuar në prodhimet bazë arritëm ta mbrojmë buxhetin famijar nga rritja e çmimeve”, thonë nga LSDM.
Ata shtuan se paga minimale është 18 mijë denarë dhe nga muaji i ardhshëm qindra mijëra punëtorë do të kenë paga më të larta.
“Në tre muajt e ardhshëm, 330.000 pensionistë dhe rreth 36 mijë familje ma të hyra të vogla do të marrin 1.000 denarë shtesë. Nga shtatori vijon rritja e pensioenve”, thonë nga LSDM.