LSDM me 3 propozime deri te BDI për Frontin Europian?! Të mos ketë kryeministër shqiptar, kandidat të përbashkët për president

Picture of INA
INA

16/11/2023

Përfaqësuesit LSDM-së dhe BDI-së gjatë ditës së djeshme kanë mbajtur takim, ku është biseduar se si të dalin në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Jozyrtarisht, siç mëson TV21, është diskutuar për të ashtuquajturin Front Europian, i cili do të përbëhej nga partnerët e tanishëm të koalicionit, LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët. Është negociuar që së bashku të dalin në zgjedhjet parlamentare me lista të përbashkëta.

Sipas burimeve tona, vlerësimet e LSDM-së janë se nëse pranohet propozimi i tillë, Fronti Europian mund të vijë deri te fitorja, përkatësisht të fitojë shumicën parlamentare në zgjedhjet e ardhshme. Ky koalicion sipas bisedimeve dhe analizave partiake mund të fitojë 55-65 mandate deputetësh.

Sipas burimeve partiake, një grup i LSDM-së ka tre propozime deri te BDI-ja. Propozimi i parë është që BDI të heq dorë nga kryeministri teknik dhe qeveria teknike, përkatësisht të mos ketë kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit të Qeverisë. Propozimi i dytë është që të bëhen lista të përbashkëta për zgjedhjet e ardhshme parlamentaredhe propozimi i tretë – të mbështetet një kandidat të përbashkët në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Jozyrtarisht, BDI është kundër propozimit të tillë, përkatësisht të heqin dorë nga kryeministri teknik dhe insiston që BDI të marrë postin e kryeministrit për 100 ditët e fundit të qeverisë.

Burimet tona thonë se këtë propozim, për Front Europian me lista të përbashkëta, një kandidat presidencial nga raundi i parë dhe pa kryeministër teknik, do ta përkrahte ish-kryeministri dhe ish lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Nëse këtë nuk e pranon BDI-ja dhe nëse nuk realizohet ideja për Frontin Europian, atëherë në lojë mund të jetë ideja e disa muajve më parë, që është – VMRO-DPMNE të formojë qeveri me parti të tjera shqiptare, pa BDI-në dhe eventualisht me mbështetjen e LSDM-së.

Kjo ide doli në publik disa muaj më parë. VMRO-DPMNE-ja atëherë u pajtua që të mos ketë qeveri teknike, ndërsa BDI-ja deklaroi dhe vendosi kusht që të largohen nga Qeveria nëse VMRO-DPMNE votonte për ndryshimet kushtetuese.

Kjo është ende një ide që duhet të jetë në tryezën e negociatave mes partnerëve të koalicionit qeveritar në periudhën e ardhshme. Se si do të vazhdojnë negociatat mbetet për t’u parë, edhe pse ASH pohon se do të shkojnë vetë në zgjedhjet parlamentare.

Nga ana tjetër, kohë më parë Ahmeti në një intervistë për TV21 porositi se do të shkojnë me lista të përbashkëta, por nuk ka përmendur nëse do të heqin dorë nga kryeministri shqiptar për 100 ditët e fundit të qeverisë. Sipas burimeve jozyrtare partiake të TV21, nëse arrihet marrëveshje te Fronti Europian, duhet që në listat zgjedhore BDI-ja ta marrë bartësin në njësinë e 6-të zgjedhore, ASH-ja vendin e dytë. Në NJZ 1 dhe 2, LSDM-ja do të kishte bartësin e listës, ndërsa pozita e dytë do të rezervohet për ASH-në ose BDI-në. Megjithatë tani për tani të gjitha këto janë informacione jozyrtare deri te të cilat arriti TV21, që zyrtarisht nuk i ka konfirmuar asnjë parti. Tani për tani e gjithë kjo është në fazë të propozimeve.

TË FUNDIT

Historiania greke: “Jemi populli më injorant i historisë në botë, shqiptarëve u kemi borxh shumë gjëra”

Mexhiti me apel deri te komunat: Aplikoni me projekte, 50 milionë euro tjera në dispozicion të komunave

Mickoski dhe Mexhiti në takim me drejtorin e BEI-t Bjorn: Qeveria angazhohet për forcimin e komunave në mbarë vendin

Fetai: Porosia nga Brukseli është se vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE

Dy aktorët e njohur përjashtohen nga Big Brother VIP Kosova3

Euroambasadori Rokas me porosi të qarta për Shkupin

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË