Pas dorëheqjes së Dimitar Kovaçevskit nga funksioni kryetar i LSDM-së, pasditen e sotme Bordi Ekzekutiv i LSDM-së, ka marrë vendim që më 30 qershor të zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme partiake. Këtë e bënë të ditur nga LSDM-ja në një komunikatë lëshuar mediave. Nga LSDM-ja thonë se “Sipas afateve në Statutin e partisë, do të ketë një periudhë të mjaftueshme për përgatitjen e kandidaturave dhe programeve, paraqitjen e kandidatëve në anëtarësi dhe regjistrimin aktiv”.
Ndërkaq, nga Lidhja Social Demokrate shtojnë se në seancën që do të mbahet të enjten, më 30 maj 2024, Bordi Qendror i LSDM-së duhet të miratojë Rregulloren për kriteret, mënyrën dhe afatin për zbatimin e procedurës në nivel demokratik nga Komisioni Qendror Zgjedhor.